Komentet e fundit

Shirku modern
tlumt goja do e shperndaj kete
Loja e futbollit
shum bukur hoxh i nderuar kam
Loja e futbollit
Ma shaa Allah shum vargje me v
Mëkatarët në Ditën e Gjykimit
A mund te me tregoni,cka eshte
Loja e futbollit
Wow qfar poezie ju lumt goja h
Pse dalloni ju nga hoxhallarët
Zoti te shperblefte me xhenet
Pse dalloni ju nga hoxhallarët
mashaAllah Allahu te shperblef
Sureja Nuh (E plotë)
mashalla
A bën shirk njeriu që nuk e fa
Selam alejkum! A lejohet nje v
A kam shpërblim për vënien e n
Selam alejkum hoxhë! me fal po

Anëtarësohu



Statistika:

Antarët : 423
Përmbajtja : 465
Nyje : 6
Shikimet e përmbajtjes : 638765

Kush është në linjë?

Kemi 16 vizitorë në linjë
A e prishë agjërimin masturbimi? pdf Shtyp Email
E enjte, 26 Gusht 2010 16:41

 

 

Pyetje: A e prish agjerimin masturbimi nese ka mundsi nje sqarim te shkurt Allahu ju shperbleft.

 

 

Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.


Së pari, duhet të keshë parasyshë se masturbimi është i ndaluar në Islam, dhe muslimani duhet të largohet prej gjërave të tilla, dhe të ketë frikë Allahun, i cili e shikon për çdo gjë që vepron.


Por, nëse një gjë e tillë ndodhë duke qenë agjërueshëm, atëherë sipas shumicës së dijetarëve, masturbimi e prishë agjërimin, duke u bazuar në hadithin në të cilin Muhamedi (salallahualejhiveselem) thotë, se Allahu (subhanehuveteala) ka thënë për agjëruesin: “Ai largohet nga ushqimi, pirja dhe kënaqësia e epshit për shkak Timin”. Kështuqë ai që nuk largohet nga ushqimi, pirja dhe kënaqësia e epshit, ai nuk ka agjërim.


Ndërsa sipas Ibn Hazmit, agjërimi i atij që masturbon nuk prishet, ngase argumenti ekziston vetëm për atë që bën marrëdhënie, e jo për të tjerët.


Por, mendimi i shumicës së dijetarëve është më i saktë.


E nëse e prishë njeriu agjërimin në këtë mënyrë, sipas shumicës së dijetarëve, duhet ta kompenzojë atë me një ditë tjetër, ndërsa disa nga dijetarët janë të mendimit se kjo ditë më nuk mund të kompenzohet asnjëherë dhe për obligueshmërinë e kompenzimit të saj nuk ka ndonjë argument.


Unë anoj kah mendimi i dytë dhe mendoj se ky është mendim më i saktë.


Pra, përfundimisht:

1-Masturbimi është mëkat dhe i ndaluar në Islam, andaj muslimani duhet të largohet nga ky ves i ligë dhe të ketë turp prej Allahut, qoftë në Ramazan apo jasht tij,

 

2-Masturbimi e prishë agjërimin,

 

3-Dita e prishur e agjërimit me masturbim, nuk mund të kompenzohet asnjëherë, dhe me këtë njeriu bën një mëkat të madh ndaj Allahut, për të cilin duhet të pendohet sinqerisht, duke mos iu kthyer asnjëherë atij mëkati.

 

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

26.08.2010

 

Hits: 1901
Comments (0)Add Comment

Write comment

busy
Përditësimi E enjte, 26 Gusht 2010 16:43
 

Na ndiqni në:

fb1yt1g1

Seriali: Gjenerata e artë












pjesa11
pjesa12
pjesa13
pjesa14
pjesa15

Parashtro pyetjen tënde!

Lexo - Pyetje & Përgjigje

Video Ligjerata