Komentet e fundit

Shirku modern
tlumt goja do e shperndaj kete
Loja e futbollit
shum bukur hoxh i nderuar kam
Loja e futbollit
Ma shaa Allah shum vargje me v
Mëkatarët në Ditën e Gjykimit
A mund te me tregoni,cka eshte
Loja e futbollit
Wow qfar poezie ju lumt goja h
Pse dalloni ju nga hoxhallarët
Zoti te shperblefte me xhenet
Pse dalloni ju nga hoxhallarët
mashaAllah Allahu te shperblef
Sureja Nuh (E plotë)
mashalla
A bën shirk njeriu që nuk e fa
Selam alejkum! A lejohet nje v
A kam shpërblim për vënien e n
Selam alejkum hoxhë! me fal po

Anëtarësohu



Statistika:

Antarët : 315
Përmbajtja : 467
Nyje : 6
Shikimet e përmbajtjes : 640625

Kush është në linjë?

Kemi 9 vizitorë në linjë
A lejohet adoptimi i fëmijëve në Islam? pdf Shtyp Email
E premte, 17 Shtator 2010 00:22

 

Pyetje: Selamun Alejkum! Jam një gru, jam e martuar dhe kam tre fëmijë me të cilët jetoj bashkë, mirëpo e kam edhe një fëmijë tjetër të cilin ia kam dhuruar tezes së burrit, që nga momenti kur e kam lindur. Si është gjendja ime, çka duhet të veproj? Ju lutem një sqarim dhe të më këshilloni.

 

 

 

Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

 

Motër e nderuar, fëmiu në Islam është një dhuratë prej Allahut (azzevexhel) që Ai ia jep atij që do. Thotë Allahu (azzevexhel): “Ai i falë vetëm vajza atij që do, e i falë vetëm djem atij që do, ose u falë çift djem dhe vajza, e atë që do e lë pa fëmijë. Ai është i Dijshëm, i Fuqishëm”. (Shura 49/50)

Kështuqë Allahu atij që do i jep më shumë fëmijë, e atij që do nuk i jep fare, dhe e gjithë kjo varet nga dëshira dhe urtësia e Tij. E muslimani duhet të jetë i kënaqur me atë që ka caktuar Allahu për të, qoftë ajo furnizimi me fëmijë në kohën që ai nuk dëshiron, apo qoftë gjinia e fëmisë në atë që ai nuk lakmon, apo qoftë edhe mosdhënia fëmijë fare.

 

Ndërsa dhënia e fëmiut dikujt tjetër që nuk ka fëmijë, ka qenë e lejuar në kohën e injorancës dhe në fillim të Islamit, sikur që ka ndodhur me Zejdin (radijallahuanhu) të cilin e thirrnin sahabet Zejdi i biri i Muhamedit, por pastaj Allahu e ndaloi një gjë të tillë, duke thënë: “Ai nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj (fëmijët e tjetërkujt që i adoptoni ju). Këto janë vetëm thënie që i shqiptoni ju me gojët tuaja, e Allahu e thotë atë që është realitet, dhe Ai udhëzon në rrugën e drejtë. Ju thirrni ata në baballarët e vërtetë të tyre, kjo është më e drejtë tek Allahu.” (Ahzab 4/5) Dhe me këtë ajet u ndalua adoptimi në Islam.

 

Gjithashtu Muhamedi (salallahualejhiveselem) thotë: “Prej shpifjeve më të mëdha është të thirret dikush në emër të atij që nuk e ka babë..”. (Transmeton Buhariu)

 

Dhe thotë: “Kush thirret në emër të atij që nuk e ka babë, duke e ditur se nuk e ka babë, Xheneti për të është haram – i ndaluar”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

 

Kështuqë nënkuptohet se Islami e ndalon adoptimin e fëmijëve, ngase në të ka dëme të shumta, sikur për prindërit, ashtu edhe për vet fëmiun. Në të ka: Përzierje të familjeve dhe të gjakut, gënjeshtra (thënia se është fëmijë i atij që nuk është, apo thënia se është babë i atij që nuk është), ndalesa (sikur qëndrimi vetëm me atë grua të cilën e quan nënë, e që nuk e ka të tillë, apo ndoshta ajo është prej atyre grave që e ka të ndaluar vetminë, të folurit për dore, apo shikimin e saj të pambuluar..), padrejtësi (sikur largimi dhe ftohja e fëmiut nga prindërit e tij të vërtetë, apo pengimi nga trashigimia e familjes së tij, apo marrja e trashigimisë që nuk i takon), etj.

 

Andaj, ju si nënë e atij fëmiu, duhet të keni parasyshë se një gjë e tillë është e ndaluar në Islam, dhe është prej mëkateve të mëdha, andaj edhe duhet që ta ktheni fëmiun tuaj, dhe të dijnë të gjithë se ai është fëmijë i juaji, si dhe t’i tregohet fëmiut se kënd e ka prind të vërtetë, e pastaj nuk asnjë ndalesë që ai t’i viziton ata shpesh, dhe t’u ndihmon atyre në atë që kanë nevojë, bile kjo është mirësi për të cilën edhe shpërblehet.

 

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

17.09.2010 

 

Hits: 1800
Comments (0)Add Comment

Write comment

busy
Përditësimi E premte, 17 Shtator 2010 01:28
 

Na ndiqni në:

fb1yt1g1

Seriali: Gjenerata e artë












pjesa11
pjesa12
pjesa13
pjesa14
pjesa15

Parashtro pyetjen tënde!

Lexo - Pyetje & Përgjigje

Video Ligjerata