JSN Epic - шаблон joomla Авто
Hyrje Regjistrohu

Hyr ne llogarine tuaj

Pseudonimi *
Fjalekalimi *
Ruaj te dhenat

Krijo nje llogari

Fushat e shenuara me yll (*) jane te domosdoshem.
Emri *
Pseudonimi *
Fjalekalimi *
Verifiko fjalekalimin *
Email *
Verifikoni emailin *

Pyetje: Selamun Alejkum. Deshta te pyes per hadithin i cili thote “Besimtari dhe besimtarja duhet ti din 3 gjera: Notim, kalerim dhe gjuajtje” ketu perfshihen edhe femrat, dhe kam degjuar se ka zinxhir te mire te transmetimit, sidoqoft deshta te ju pyes per vertetesine e ketij hadithi?

Përgjigje:

Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetimi i lartpërmendur nuk është fjalë e Pejgamberit (salallahualejhiveselem), por është thënie e Omerit (radijallahuanhu) i cili thotë: “Mësojani fëmijëve të juaj gjuajtjen, notimin dhe kalërimin”. (Transmeton Imam Ahmedi në Musnedin e tij 1/302)

Dhe këto gjëra të cilat i ka përmendur Omeri (radijallahuanhu) janë të dobishme për shëndetin e njeriut dhe janë të rëndësishme në jetën e tij.

Thotë Imam Ibn Kajimi: Çdo pjesë e trupit që e shton ushtrimin dhe sportin në të, ajo forcohet.. Dhe ai i cili mëson shumë përmendësh, i forcohet memoria për të mbajtur mend.. Ndërsa kalërimi, hudhja e shigjetës dhe garimi në vrapim janë sport i gjithë trupit dhe janë mbrojtje prej sëmundjeve.. (Zadul Mead 3/145)

Kështuqë çdo sport që është i dobishëm për shëndetin e njeriut dhe që nuk ka ndonjë ndalesë të Islamit në të, ai është i lejuar si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Andaj, edhe femrat mund të merren me ndonjë sport, nëse plotësohen kushtet për lejimin e tij.

Kushtet të cilat i kanë përmendur dijetarët për të qenë sporti i lejuar janë:

-Sporti i femrave të bëhet larg syve të meshkujve,

-Mos të jenë të veshura me veshje të ngushtë apo të shkurtë, e cila zbulon pjesët e ndaluara të trupit të tyre,

-Mos të ketë në sportin e tyre bixhoz,

-Mos të çon sporti në hidhërim dhe prishjeve të raporteve ndërmjet motrave,

-Sporti të bëhet në kohë që nuk pengon kryerjen e ndonjë ibadeti,

-Gjatë sportit mos të përngjasohet në veshje apo emërtime me jomuslimanet.

-Mos të ketë dëm në sportin të cilin e ushtron, duke pasur mëshuarje në fytyrë, kokë apo trup, sikur që është boksi, karateja dhe të ngjashme me to.

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

27.04.2011

Add comment


Security code
Refresh

Shko lart