JSN Epic - шаблон joomla Авто
Hyrje Regjistrohu

Hyr ne llogarine tuaj

Pseudonimi *
Fjalekalimi *
Ruaj te dhenat

Krijo nje llogari

Fushat e shenuara me yll (*) jane te domosdoshem.
Emri *
Pseudonimi *
Fjalekalimi *
Verifiko fjalekalimin *
Email *
Verifikoni emailin *

Pyetje: Selam alejkum hoxhe i nderum. Jam nje vella musliman 16 vjet. Qe 1 vjen kam fillu namazin elhamdulilah, mirpo qe 4/5 muajt e fundit kam presion te madh prej familjes. Nuk pom lane me u fale, me thojne je i ri, mos e mundo vetin, duhet me kry shkollen njeher tani vjen namazi. Me shkurt skane lidhje me fene islame hiq, e dine veq qe jane musliman tjeter sen sdine kurgjo, e ma kane ndalu rreptesisht namazin dhe me kane rreh disa here po une po boj saber se e di qe eshte shprove nga Allahu azze ve xhel. Nuk po muj me fale sidomos namazin e sabahut se keto tjerat po i fali dyqysh tinza, po spo kam uje per me marre abdes ne sabah. kam tentu disa here po mkane zane. A lejohet me marr tejemum prej murit apo jo, sepse nuk kan zgjidhje tjeter? Jam ne katin e 2 edhe nuk kam hiq mundsi me marr abdes. Qka me kishe keshillu me ba? Allahu te shperblefte.

Përgjigje:

Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëlla i dashur, Allahu të ndihmoftë dhe të përqëndroftë në fenë e tij. Nuk duhet harruar se shumica e vëllezërve të cilët kanë filluar pasimin e vërtetë të Pejgamberit (salallahualejhiveselem), kanë hasur në probleme dhe sprova të ndryshme, qoftë nga familjarët e tyre, apo edhe rrethi i tyre më i gjërë. Edhepse një gjë e tillë kurrë nuk duhet të jetë shkak për dobësimin e imanit dhe largimin nga rruga e vërtetë e cila shpie në Xhenetin e Allahut (azzevexhel) dhe në të mirat e tij.

Andaj, duhet të mundoheni me të gjitha mundësitë e juaja që të falni namazin rregullisht dhe mos të lejoni që të rrezikoni imanin tuaj me lënien e tij.

E dhe nëse familja bëjnë presion mbi ju, duhet të mundoheni që të merrni abdes duke gjetur mënyrat dhe mundësitë e ndryshme në shtëpinë tuaj, dhe të falni namazin ashtu siç kërkon Allahu prej robërve të Tij.

Ndërsa tejemumi është lehtësim prej Allahut (azzevexhel) në raste që nuk gjendet uji, apo në raste që uji është prezent, por përdorimi i tij është i pamundur apo i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut.

Kështuqë nëse keni mundësi të përballoni një gjë të tillë, atëherë patjetër duhet të merrni abdes, ngase tejemumi nuk e zëvendëson abdesin në këtë rast. Ndërsa nëse sprova është aq e madhe saqë nuk mund ta përballoni atë, dhe marrja e abdesit bëhet shkak për keqësimin e shëndetit tuaj, atëherë keni mundësi të merrni tejemum (qoftë edhe në mur), duke e llogaritur atë si një shansë të fundit për ju, në rastet që nuk gjeni ndonjë zgjidhje tjetër.

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

14.05.2011

Add comment


Security code
Refresh

Shko lart