JSN Epic - шаблон joomla Авто
Hyrje Regjistrohu

Hyr ne llogarine tuaj

Pseudonimi *
Fjalekalimi *
Ruaj te dhenat

Krijo nje llogari

Fushat e shenuara me yll (*) jane te domosdoshem.
Emri *
Pseudonimi *
Fjalekalimi *
Verifiko fjalekalimin *
Email *
Verifikoni emailin *

Pyetje: I nderuar zoteri, me thoni diqka per sektin vehabit. Dhe pse ju e sulmoni aq shume mevludin kur dijetari i juaj Ibn Tejmija e ka lejuar mevludin? Dhe argumentet e juaja qe i dhat per mevludin aspak nuk jane te verteta. Ju faleminderit.

Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari: Ai person që e kundërshton mevludin, shpresojmë që sipas dashuruesve dhe pasuesve të mevludit, nuk del nga feja islame. Kështuqë do të ishte mirë dhe prej sunetit që përshëndetja juaj (ndaj nesh – kundërshtarëve të mevludit) të jetë përshëndetja islame: Esselamu alejkum.

Së dyti: Sekti vehabi nuk ekziston në librat e grupeve dhe sekteve të devijuara, por me këtë emër janë emërtuar pasuesit e sunetit të Pejgamberit (salallahualejhiveselem) nga gojët e jomuslimanëve dhe muslimanëve injorantë, në mënyrë që më lehtë të luftohet bindja dhe pasimi i rrugës së vërtetë. (Edhepse me lejen e Allahut do të flasim më gjërësisht në lidhje me këtë, në momentin që do t’i vijë rradha dhe do të na mundësohet një gjë e tillë)

Së treti: Shejhul Islam Ibn Tejmijeh, nuk është dijetar vetëm i joni, por është dijetar i gjithë muslimanëve dhe jorastësisht është quajtur Shejhul Islam. Dhe vlerën e tij nuk e mohon askush pos atyre të cilët nuk e njohin atë, apo nuk e njohin Islamin e pastër dhe argumentet e tij.

Së katërti: Ne nuk i shenjtërojmë dijetarët dhe nuk i adhurojmë ata. Kështuqë, edhe nëse Ibn Tejmijeh e ka lejuar mevludin (edhepse nuk është e vërtetë), ne nuk e marrim mendimin e tij të gabuar. Por, marrim prej tij sikur prej çdo dijetari tjetër, atë që ai e ka qëlluar, dhe rrefuzojmë prej tij sikur prej çdo dijetari tjetër, atë që ai e ka gabuar.

Së pesti: Nëse Ibn Tejmijeh është i këtij mendimi mbi mevludin, ai ka edhe shumë mendime tjera në çështje të Dinit. Sa i marrin parasyshë pasuesit e mevludit mendimet e tij? Sa prej pesuesve të bidateve, kanë bindjet e Ibn Tejmijes në çështje të Akides? Sa prej tyre i pranojnë cilësitë e Allahut, ashtu si i pranon Ibn Tejmijeh? Sa prej tyre janë në çështjet e imanit dhe kufrit, me mendimet e Ibn Tejmijes? Sa prej tyre marrin mendimet e tij, edhe në meselet e fikhut? Apo pasimi i tyre ndaj këtij mendimi, është vetëm pasim i epshit dhe mashtrim i vetëvetes?!

Së gjashti: Nuk është e vërtetë se Ibn Temijeh e ka lejuar mevludin. Përkundrazi, ai ka qenë pasues i sunetit të Pejgamberit (salallahualejhiveselem), dhe kundërshtar i bidateve dhe pasuesve të tyre.

Por, fjalët e tij i kanë shtrembëruar apo i kanë keqkuptuar disa prej njerëzve, të cilët kanë supozuar se Ibn Tejmijeh e ka lejuar mevludin. Ndërsa në fjalët e tij nuk thuhet askund se mevludi është i lejuar, porse thuhet se ka mundësi për atë që bën mevlud të ketë shpërblim tek Allahu, nëse ai është injorantë rreth kësaj çështje, dhe e bën atë për shkak dashurisë së Pejgamberit (salallahualejhiveselem). Ai shpërblehet për dashurinë dhe qëllimin e mirë të tij, e jo për bidatin dhe praktikimin e tij.

Thotë Ibn Tejmijeh: Allahu ka mundësi që t’i shpërblejë ata për shkak dashurisë dhe përpjekjes së tyre, e jo për shkak të bidateve të marrjes së ditëlindjes së Pejgamberit (salallahualejhiveselem) për festë, me gjithë ndryshimin e mendimeve të njerëzve rreth ditëlindjes së tij. Këtë nuk e kanë praktikuar selefi edhepse kanë pasur mundësi që ta praktikojnë dhe nuk kanë pasur ndonjë pengesë ndaj saj, dhe sikur të kishte pasur ndonjë të mirë në këtë, do ishin selefi para neve në praktikimin e saj, ngase ata e kanë dashur dhe e kanë rrespektuar më shumë Pejgamberin (salallahualejhiveselem) se ne, dhe kanë qenë më lakmues ndaj të mirës se ne, por dashuria dhe rrespketimi i tij është në pasimin e tij, në zbatimin e urdhërit të tij, në ringjalljen e sunetit të tij të dukshëm dhe të padukshëm, dhe në përhapjen e asaj me të cilën Ai është dërguar. (Iktidau Siratil Mustekim 194/295)

Së shtati: Atë që kam thënë unë në lidhje me mevludin, gjendet në këtë përgjigje: Çka mendoni rreth mevludit? (Lexo edhe njëherë me vëmendje dhe sinqeritet)

E nëse fjalët që kam përmendur në të nuk janë të vërteta, ato duhet të kundërshtohen me argumente, e jo me inat dhe xhelozi, duke mos pasur asnjë argument. Apo ndoshta me këtë ju prishet tradita e trashëguar prej Fatimive të devijuar? Apo ndoshta ju prishet rendi i ceremonive të ëmbëlsirave, me pretendimin e dashurisë ndaj Pejgamberit (salallahualejhiveselem)? Apo ndoshta ju prishet biznisi i pesëdhjetë apo njëqind eurove për një këndim mevludi? Apo ndoshta ju del në shesh injoranca rreth fesë, të cilën e mbuloni me këndim të mevludeve, duke mos qenë në gjendje të përmendni dy tri ajete apo hadithe nëpër mexhliset e muslimanëve?! Allahu na ruajt nga devijimi dhe mospasimi i argumenteve. Amin

Dhe për fund, një pyetje për ty dhe për të gjithë pasuesit e mevludit:

Thotë Shejh Ibn Uthejmin: A e ka ditur Pejgamberi (salallahualejhiveselem) se muslimanët duhet të festojnë ditëlindjen e tij? Nëse përgjigjja është: JO, atëherë nënkupton se Muhamedi (salallahualejhiveselem) paska qenë injorant në ndonjë çështje të Sheriatit. E nëse përgjigjja është: PO, atëherë nënkupton se Muhamedi (salallahualejhiveselem) paska fshehur ndonjë gjë nga Sheriati. E që të dyja këto janë të pamundura për të Dërguarin (salallahualejhiveselem).

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

21.07.2011

Add comment


Security code
Refresh

Shko lart