Më të rejat
- Çka të mbjellësh do të korrësh
- Me datë 27.04.2013 - Tribunë në Liestal (Zvicër)
- Prej 23.04.2013 deri më 03.05.2013 në Liestal - Zvicër
- Përkrah të vërtetën
- Me datë 20.03.2013 - Ligjeratë në Prizren
- Me datë 16.03.2013 - Ligjeratë në Preshevë
- Ne nuk thërrasim në asnjë parti
- Mos ia kthe shpinën Kur'anit
- Shpresa e gjatë
- Partitë fajësojnë njëra tjetrën, por..
Më të lexuarat
- Emërto fëmiun tënd me emër të bukur
- A mund të më tregoni disa emra për vajza?
- A është e vërtetë se në 2012 do të bëhet Kijameti?
- Dyert e Xhenetit
- A lejohet heqja e qimeve të gjoksit dhe barkut?
- Mënyra e plotë e marrjes së guslit
- Tridhjetë gabime në ditët e Bajramit
- A është obligim namazi i Bajramit për femrat dhe si falet ai?
- Albumi - Jeta është e shkurtë
- Cilat janë obligimet e prindit ndaj fëmiut të posalindur?
Anëtarësohu
Statistika:
Antarët : 424Përmbajtja : 465
Nyje : 6
Shikimet e përmbajtjes : 638995
Kush është në linjë?
Kemi 7 vizitorë në linjë| Kush janë rebiovcat dhe cilat janë bindjet e tyre? |
|
|
|
| E hanë, 16 Maj 2011 00:56 |
|
Pyetje: Çka mund te na thoni me shume per rabiovcat dhe nese mundeni te na sqaroni kete shprehje te hoxhes Ali Tamimi: “Këta (rabiovcat) janë Havarixhë ndaj thirrësve Islam, janë Murxhia ndaj pushtetarëve, janë si Rafiditë ndaj grupeve tjera, dhe janë si Kaderitë ndaj jehudive, krishterëve dhe jobesimtarëve tjerë”.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Së pari: Rebiovcat janë një grup i devijuar pjesërisht nga pasimi i dijetarëve të Ehli Sunetit, të cilët kanë dalur në këtë shekull dhe kanë shkaktuar fitneh dhe përçarje të madhe në gjithë umetin islam. Imami dhe mësuesi i tyre është Shejh Rebia El-Med’hali, prej të cilit edhe e kanë marrur emrin e tyre: Rebiovca.
Shejh Rebia ka mësuar pranë dijetarëve të mëdhenj të Arabisë Saudite, të cilët edhe e kanë lavdëruar atë më herët. Por, pas tyre ai vazhdoi rrugën e tij të gabuar duke i përgojuar dhe nënçmuar dijetarët, si dhe duke kërkuar dhe hulumtuar për gabimet e tyre.
Për të kanë folur disa prej dijetarëve dhe e kanë kundërshtuar atë dhe metodën e tij. Prej tyre edhe Shejhu Muhadith AbdulKadir Arnauti. Dëgjo!
Së dyti: Bindjet e tyre të gabuara dhe të devijuara: -Rebiovcat në çështjet e imanit dhe kufrit pajtohen me murxhiet dhe xhehmijtë, edhepse në definicion janë të njëjtë me Ehli Sunetin. Por, në detajet dhe kuptimin e vërtetë të këtij definicioni, dallojnë shumë prej Ehli Sunetit. -Rebiovcat nuk përtojnë fare të kërkojnë dhe hulumtojnë gabimet e dijetarëve, dhe të shkruajnë libra të tërë kundër tyre, apo të mbajnë ligjerata të plota duke përmendur të metat e tyre. Dhe çdokush që nuk është me bindjet e tyre është i devijuar dhe i humbur, dhe të vetmit të cilët e pasojnë “të vërtetën” janë ata dhe vetëm atyre u takon emri Selefi, dhe të gjithë të tjetër janë bidatxhinj dhe të humbur. Saqë prej gjuhëve të tyre nuk kanë shpëtuar edhe shumë dijetarë të mëdhenj të kësaj kohe, të cilët i kanë ofenduar me ofendime dhe nënçmime të ndryshme. Për ta Shejh Ibn Xhibrini (rahimehullah) është bidatxhi, Ebu Is’hak El-Huvejni është tekfirij, Muhamed AbdulMaksudi është havarixh, Muhamed Salih Munexhidi është bidatxhi, Muhamed Hasani është injorantë, Muhamed Husejn Ja’kubi është përrallaxhi, dhe shumë dijetarë të tjerë të cilët nuk kanë shpëtuar prej gjuhës së pakontrolluar të tyre, duke harruar se mishi i dijetarëve është i helmuar. -Rebiovcat me gjithë ofendimet dhe nënçmimet që ua bëjnë shumë dijetarëve, ata nuk lejojnë assesi që dikush të flet dhe të ngritë zërin e tij kundër pushtetarëve. Dhe nëse gabimet e dijetarëve janë të vogla, ato duhet të përhapen dhe kundërshtohen, ndërsa nëse gabimet e kryetarëve janë të mëdhaja dhe arrijnë deri në shkallën e kufrit, ato duhet të mbulohen dhe arsyetohen. -Përveç ofendimeve të shumë dijetarëve, prej gjuhës së tyre nuk kanë shpëtuar edhe muxhahidët të cilët kanë sakrifikuar me pasurinë dhe jetën e tyre, për të mbrojtur fenë e Allahut dhe për të lartësuar fjalën e Tij. -Rebiovcat nuk e mohojnë xhihadin dhe vlerën e tij që ka në fenë e Allahut, por e mohojnë ekzistimin e tij në këtë kohë, ngase për të qenë xhihadi i pranuar sipas tyre, duhet për këtë të jep leje Mbreti i Saudisë, miku dhe aleati i fortë i Amerikës dhe idhujtarëve. Kështuqë përderisa Mbreti nuk ka dhënë leje, xhihadi që bëhet në tokat islame është i kotë dhe i pavlerë. Bile është edhe mëkat, ngase është dalje prej urdhërit të “Halifes” së muslimanëve. -Ata të cilët e thonë hakun dhe i kundërshtojnë rebiovcat, sipas tyre quhen: Havarixh, tekfirca, bidatxhi, kutbij, hizbij, etj.
Së treti: Thënia e hoxhës së nderuar Ali Temimi (Allahu e liroftë - edhepse këtë thënie e kanë thënë edhe të tjerë para tij) nënkuptohet prej bindjeve të gabuara të tyre të përmendura më lartë.
Lusim Allahun (azzevexhel) që t’i drejtojë në rrugë të drejtë ata të cilët kanë rrëshqitur prej besimit të pastër të Ehli Sunetit dhe kanë devijuar rrugën e tyre, duke menduar se janë në pasimin e hakut dhe të argumenteve të Sheriatit. Si dhe t’ua mundëson atyre kuptimin e vërtetë të argumenteve dhe t’i largon prej dyshimeve dhe bindjeve të kota dhe të gabuara të tyre.
Allahu e di më së miri. Omer Bajrami 16.05.2011 Hits: 1450 Comments (2)
![]() Write comment
|
| Përditësimi E hanë, 16 Maj 2011 01:04 |

















