Komentet e fundit

Njerëzit e hipokrizisë
MashaAllah, Allahu ju ruaj hox
A lejohet shkuarja në shëtitje
selam alejkum, Allahu ju shper
Mos ia kthe shpinën Kur'anit
Eselamu alejkum hoxhe i nderua
A është e vërtetë se në 2012 d
shume mir e kini valla askush
Pa namaz nuk ka shpëtim
ju lumt te gjithve allahu ju m
A duhet të shqiptohet nijeti p
Selamu alejkum hoxhe i nderuar
Shpresa e gjatë
e bukur kjo
Motra e përparuar
shum e bukur
Për këtë shkak, sot jemi aty k
Selamu alejkum ja shejh.. Al
A lejohet femra t'i heqë qimet
Allahu ju shperbleft

Anëtarësohu



Statistika:

Antarët : 351
Përmbajtja : 469
Nyje : 6
Shikimet e përmbajtjes : 669147

Kush është në linjë?

Kemi 25 vizitorë në linjë
A lejohet operacioni plastik në Islam? pdf Shtyp Email
E hanë, 04 Korrik 2011 16:50

 

 

Pyetje: Eselamu alejkum hoxhe i nderuar. Deshta te pyes per vellain tim. Deshiron qe ti bej veshet operacion plastik sepse te gjithe e perqeshin dhe e nencmojne per veshet qe ka. A eshte e lejuar ti beje apo jo? Te lutem me keshillo sa me shpejt. Allahu te shperblefte per keto te mira qe i beni.

 

 

 

Përgjigje:

Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

 

Zbukurimi i trupit (me operacion plastik) mund të bëhet për dy shkaqe:

 

1-Për të shtuar bukurinë – dhe kjo është e ndaluar në Islam, ngase kjo është ndryshim i krijimit të Allahut (azzevexhel), dhe me këtë i urdhëron Iblisi njerëzit për t’i devijuar ata. Thotë Allahu (azzevexhel): “Atë (Iblisin) e mallkoi Allahu. Ai ka thënë: Unë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të Tu. Do t’i shmangë (ata nga e vërteta), do t’i bëj të shpresojnë në gjëra të kota, do t’i urdhëroj që t’i shqyejnë veshët e bagëtive, do t’i urdhëroj që t’i ndryshojnë krijesat e Allahut. E kush e bën mik djallin, e jo Allahun, ai ka humbur me një humbje të qartë“. (Nisa 118/119)

 

Gjithashtu Allahu (azzevexhel) i ka mallkuar ato gra, të cilat e prejnë dhe i ndajnë dhëmbët e tyre (për të shtuar bukurinë e tyre), dhe ato gra të cilat i lidhin flokët e tyre me flokë të tjera, të cilat e ndryshojnë krijimin e Allahut. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

 

Kështuqë çdo operacion i cili bëhet për të shtuar bukurinë, është operacion i ndaluar. (Sikur që është operacioni i buzëve, prerja e dhëmbëve, ndarja e dhëmbëve të parë, zmadhimi apo zvogëlimi i gjoksit, etj.)

 

2-Për të larguar të metën dhe mangësinë trupore – dhe kjo është e lejuar në Islam. Sikur që transmetohet se: “Një personit në luftë ia kishin këputur hundën, dhe pastaj ai e vuri një hundë prej argjendit. Por, më vonë asaj filloi ti vie era e keqe. Atëherë Pejgamberi (salallahualejhiveselem) e urdhëroi atë që ta vëndon një hundë prej ari“. (Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu, ndërsa Shejh Albani thotë se hadithi është i mirë)

 

Kështuqë çdo operacion i cili bëhet për të larguar ndonjë të metë trupore, dhe nuk bëhet vetëm për të shtuar bukurinë, është operacion i lejuar.

 

Andaj, nëse veshët janë aq të mëdhenj saqë ju bijnë në sy të gjithë njerëzve, dhe kanë shumë dallim prej veshëve të njerëzve të tjerë, dhe me këtë njeriu nënçmohet para tjerëve, operacioni për zvogëlimin e tyre është i lejuar.

 

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

04.07.2011

 

Hits: 2296
Comments (14)Add Comment
...
written by lumi, gusht 24, 2011
pyetje: Eselamu alejkum hoxhe i nderuar: jom 19vjeqar dhe deshiroj qe ta boj veshin operacion sepse njeri esht ne rregull e tjetri esht me defekt dhe per shkak keti veshi un duhet patjeter ti mbaj flokt e gjata ne ket vap a esht e lejushme ky intervenim te behet ,te behem edhe un niher njet si te gjith te tjeret qe skan vaujtje ne shpyrtt
...
written by admin-, gusht 24, 2011
Çdo operacion i cili bëhet për të larguar ndonjë të metë trupore, dhe nuk bëhet vetëm për të shtuar bukurinë, është operacion i lejuar.

Andaj, nëse veshët janë aq të mëdhenj saqë ju bijnë në sy të gjithë njerëzve, dhe kanë shumë dallim prej veshëve të njerëzve të tjerë, dhe me këtë njeriu nënçmohet para tjerëve, operacioni për zvogëlimin e tyre është i lejuar.
...
written by l, janar 17, 2012
Pyetje: Eselamu alejkum hoxhe i nderuar me falni qe pys por femrat qe skanë gjoks si femrat tjera etc... dhe me ket njeriu nençmohet jo se e ka per bukuri por i vje edhe turp qe e ka gjendjen ashtu a esht e lejuar ti beje operacion?
...
written by Admin-, janar 17, 2012
Alejkumselam. Kemi thene me larte: Kështuqë çdo operacion i cili bëhet për të shtuar bukurinë, është operacion i ndaluar. (Sikur që është operacioni i buzëve, prerja e dhëmbëve, ndarja e dhëmbëve të parë, zmadhimi apo zvogëlimi i gjoksit, etj.)

Andaj, themi qe gjoksi i vogel dhe i dobet tek femrat, nuk eshte ndonje e mete dhe mangesi trupore, e cila arrin deri ne ate shkalle, saqe te lejohet operimi i tij. Dhe nese operimi i tij behet, atehere ai eshte me shume per te shtuar bukurine, se sa per te larguar ndonje te mete trupore.

Allahu e di me se miri.

...
written by luma, prill 02, 2012
Eselamun alejkum hoxh i nderuar. Un ce disa kohe kam probleme me hunden (ndezje etj.) dhe nja 8 dite do ta baj hunden operaci. Mjeku me ka treguar se kam deformim ne hunde (shihet).Aj me tregoj qe deformimi hundës time mund qe te jet si pasojë i naj lëndimit, por mund të jet edhe kongjenitale (e lindur). Me pyeti se a dua te ta korigjioj deformimin e hundes time. Ju lutem me tregoni si te veproj a esht e lejume qe ta korigjiojj se bashku me at operacionin deformimin e hundes a po jo? Ju lutem per pergjigje te shpejte...! Ju falemenderit
...
written by Admin-, prill 03, 2012
Alejkumselam. Vella i nderuar, nese operacioni behet per shkak te semundjes apo pengeses qe ke, atehere cdo gje eshte ne rregull, dhe ne kete rast ke te drejte dhe lejohet qe te besh rregullimin e asaj qe te pengon.. me rendesi, mos te behet operacioni per shkak te shtuarjes se bukurise..

Allahu e di me se miri.
...
written by luma, prill 03, 2012
Eselamun alejkum hoxh i nderuar. Ju falemenderit per pergjigjen qe e keni pergjigje se shpejti. Mjeku me ka treguar qe ka lloj operacione dmth. per shkak te semundjes bahet operacioni por -nëse- dëshiroj mund tja shtojm operacionit qe ta drejtoj hunden. deformimi ska¨gjë te beje me semundjen time. Un e dij qe mund të bëhesh operaci (deformimin me e korigju) nese o ni pasoj i naj lëndimit- mjeku thot qe eshte i sigurt qe esht pasoj i naj lendimi por sun ma verteton at. Ju falemenderit!
...
written by Admin-, prill 04, 2012
Alejkumselam ve rahmetullah. Nese operacioni behet per shkak te semundjes, e pastaj shfrytezohet rasti per te bere ndonje rregullim ne te, nje gje e tille eshte e lejuar, andaj mendojme se lejohet vella te besh nje veprim te tille.

Allahu e di me se miri.
...
written by q, qershor 12, 2012
Eselamu alejkum Hoxh i nderuar. Pasi i lexova disa komente kuptova shum gjera, por desha te pyes per se drejti jam nje djal i ri dhe kam hunden e madhe, saqe ju bie njerzve ne sy bile disa edhe me qeshin, a eshte e lejushme te behet ky intervenim, kam vuajtur shum , a thua a munde te behem edhe un si te tjert?
...
written by Admin-, qershor 18, 2012
Alejkumselam. Vella i nderuar, perseri me duhet te them ate qe kam thene me heret, e pastaj ti je ai qe vendose per veten tende, dhe Allahu e di qellimin tend:

Çdo operacion i cili bëhet për të larguar ndonjë të metë trupore, dhe nuk bëhet vetëm për të shtuar bukurinë, është operacion i lejuar.

Andaj, nëse hunda eshte aq e madhe saqë ju bie në sy të gjithë njerëzve, dhe ka shumë dallim prej njerëzve të tjerë, dhe me këtë njeriu nënçmohet para tjerëve, operacioni për zvogëlimin e saj është i lejuar.
...
written by Mira, qershor 28, 2012
Eselau alejkum Zotri hoxh .Desha tju bej nje pytje . Kam hunde te madhe dhe te deformuar .Nuk e kam nga lindja kete por shaku i nje aksidenti .un ndjehem shum keq .Lendohem kur degjoj dike te me perqesh andaj dua te bej nje operacion hunde . Un nuk e bej ket per shkak te bukur por dua qe te jem si gjith te tjeret ashtu si kam lindur . A eshte e lejuar kjo?
...
written by Admin-, qershor 30, 2012
Alejkumselam. Vella i nderuar, perseri me duhet te them ate qe kam thene me heret, e pastaj ti je ai qe vendose per veten tende, dhe Allahu e di qellimin tend:

Çdo operacion i cili bëhet për të larguar ndonjë të metë trupore, dhe nuk bëhet vetëm për të shtuar bukurinë, është operacion i lejuar.

Andaj, nëse hunda eshte aq e madhe saqë ju bie në sy të gjithë njerëzve, dhe ka shumë dallim prej njerëzve të tjerë, dhe me këtë njeriu nënçmohet para tjerëve, operacioni për zvogëlimin e saj është i lejuar.
...
written by ........., shtator 04, 2012
Eselau alejkum Zotri hoxh .Desha tju bej nje pytje kam hunden te lakuar dhe dua ta bej nje opercaion sepse ndjehem shum keq kur dikush me perqesh sepse e kam me te madhe se te gjith te tjeret dhe te lakuar a eshte e lejuar ta bej operacion edhe pse jam nen moshen 18 vjeqare ,zoti qoft i kenaqur me ju
...
written by stiver gega, tetor 08, 2012
Selam alejkum zoti Hoxha.une jam 16 vjec dhe doja tiu thoja se e kam pak hunden e madhe dhe kam deshire qe ta zvogeloj.a eshte e lejuar?

Write comment

busy
Përditësimi E hanë, 04 Korrik 2011 16:52
 

Na ndiqni në:

fb1yt1g1

Seriali: Gjenerata e artë












pjesa11
pjesa12
pjesa13
pjesa14
pjesa15

Parashtro pyetjen tënde!

Lexo - Pyetje & Përgjigje

Video Ligjerata