Komentet e fundit

Shirku modern
tlumt goja do e shperndaj kete
Loja e futbollit
shum bukur hoxh i nderuar kam
Loja e futbollit
Ma shaa Allah shum vargje me v
Mëkatarët në Ditën e Gjykimit
A mund te me tregoni,cka eshte
Loja e futbollit
Wow qfar poezie ju lumt goja h
Pse dalloni ju nga hoxhallarët
Zoti te shperblefte me xhenet
Pse dalloni ju nga hoxhallarët
mashaAllah Allahu te shperblef
Sureja Nuh (E plotë)
mashalla
A bën shirk njeriu që nuk e fa
Selam alejkum! A lejohet nje v
A kam shpërblim për vënien e n
Selam alejkum hoxhë! me fal po

Anëtarësohu



Statistika:

Antarët : 315
Përmbajtja : 467
Nyje : 6
Shikimet e përmbajtjes : 640526

Kush është në linjë?

Kemi 16 vizitorë në linjë
A pranohet namazi i femrave që nuk janë të mbuluara? pdf Shtyp Email
E hanë, 11 Korrik 2011 16:23

 

 

Pyetje: Selam alejkum! A mund te na spjegoni se si eshte gjykimi i vajzave qe falen por nuk kane mbulese, dhe sa eshte i vlefshem namazi i tyre?

 

 

 

Përgjigje:

Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

 

Mbulesa është obligim prej Allahut (azzevexhel) të cilin duhet ta rrespektojë motra muslimane. Dhe Ai që e ka obliguar atë me namaz, është Ai që e ka obliguar atë me mbulesë.

 

Në lidhje me mbulesën, lexo përgjigjen e pyetjes: Dua të mbulohem, por nuk më lejojnë prindërit..., Bashkëshortja nuk pranon të mbulohet. Çka të bëj? dhe Pse mbulohen sot femrat muslimane?

 

Ndërsa sa i përket namazit të tyre (motrave që nuk janë të mbuluara), namazi i tyre është në rregull dhe i pranuar nëse plotësohen kushtet e tij. Dhe jombulesa e tyre jashtë namazit, nuk mangëson asgjë në namazin e tyre. Bile falja e namazit rregullisht, është shkak i cili ndihmon shumë që ato më pas t’i nënshtrohen plotësisht Krijuesit dhe të zbatojnë urdhërin e Tij për mbulesën e tyre.

 

Kështuqë, namazi i tyre shpresojmë të jetë në rregull (nëse mbulohen në namaz), ndërsa për mosmbulesën e tyre (jashtë namazit) kanë mëkat para Allahut (azzevexhel), nga i cili duhet të largohen dhe të pendohen.

 

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

11.07.2011

 

Hits: 3852
Comments (9)Add Comment
...
written by Burim, tetor 21, 2011
Es selamu alejkum

Nese gjate faljes se namazit, zgjidhet apo rreshqet mbulesa nga koka, a konsiderohet ai namaz i sakte? Cfare duhet te veproje? Allahu ju shperblefte.
...
written by Admin-, tetor 24, 2011
Alejkumselam. Nese zbulohet ndonje pjese e trupit pa qellim, ajo pjese duhet te mbulohet menjehere, ndersa namazi shpresojme te jete i sakte, sipas mendimit me te sakte te dijetareve. Allahu e di me se miri.
...
written by Burim, tetor 24, 2011
Es selamu alejkum

Allahu te shperblefte ne dunja e ahiret hoxhe i dashur, dhe te ruajte nga kurthet e armiqve. Amiiin.
...
written by hafize selimi, mars 12, 2012
selam alejkum nese je ne pun e smun ta falsh namazim me koh qysh duhet taplotsojm namazin
...
written by Sejful-islam, mars 12, 2012
Selam alejkum a lejohet mu fal n'shtepi me pantollona edhe pse jasht shtepis dal e mbuluar elhamdulilah me hixhab ?
...
written by Admin-, mars 16, 2012
Alejkumselam. Namazi eshte obligim ne orar te punes dhe jashte saj, dhe nuk lejohet te mbetet pa falur ai per shkak te punes, apo gjerave te ngjashme me te, por patjeter duhet te falet namazi ne kohen e vet.. Dhe nese ike koha e namazit pa arsye te sheriatit, ai namaz nuk mund te kompenzohet asnjehere.
...
written by Admin-, mars 16, 2012
Alejkumselam. Ceshtja e pantollonave eshte problematike edhe te meshkujt, dhe namazi me pantollona te ngushte edhe per meshkujt shkakton mekate ndaj Allahut, ngase pantollonat e ngushte vizatojne gjymtyret e trupit te cilat duhet te jene te mbuluara. E per femrat kjo ceshtje eshte edhe me e ndijshme. Andaj, nuk eshte ne rregull falja e namazit me pantollona, por namazi duhet te falet me tesha sa me te gjera dhe trupi te jete sa me i mbuluar.
...
written by Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa , shkurt 04, 2013
selam alejkum ju lutem aka mundesi me mi tregu sa ora falet sabahu sa dreka sa jacia sa akshami sa ikendia .
...
written by femra nga oslo, mars 15, 2013
Selam alejkum me falni ju lutem ju dhe te gjith lexuesit jemi femra por njeher ne muaj jemi te pa pasterta per shkak te mostracionev ju lutem tregoni a lejohet te falemi kur jem ne at jav jo te deshirushme me u fal

Write comment

busy
Përditësimi E hanë, 11 Korrik 2011 16:27
 

Na ndiqni në:

fb1yt1g1

Seriali: Gjenerata e artë












pjesa11
pjesa12
pjesa13
pjesa14
pjesa15

Parashtro pyetjen tënde!

Lexo - Pyetje & Përgjigje

Video Ligjerata