Komentet e fundit

Shirku modern
tlumt goja do e shperndaj kete
Loja e futbollit
shum bukur hoxh i nderuar kam
Loja e futbollit
Ma shaa Allah shum vargje me v
Mëkatarët në Ditën e Gjykimit
A mund te me tregoni,cka eshte
Loja e futbollit
Wow qfar poezie ju lumt goja h
Pse dalloni ju nga hoxhallarët
Zoti te shperblefte me xhenet
Pse dalloni ju nga hoxhallarët
mashaAllah Allahu te shperblef
Sureja Nuh (E plotë)
mashalla
A bën shirk njeriu që nuk e fa
Selam alejkum! A lejohet nje v
A kam shpërblim për vënien e n
Selam alejkum hoxhë! me fal po

Anëtarësohu



Statistika:

Antarët : 315
Përmbajtja : 467
Nyje : 6
Shikimet e përmbajtjes : 640997

Kush është në linjë?

Kemi 13 vizitorë në linjë
A është i vërtetë hadithi për faljen e namazit të tesbihut? pdf Shtyp Email
E enjte, 15 Shtator 2011 01:51

 

 

Pyetje: Selamu alejkum. Pyetja ime eshte per namazin e tesbihut. Si falet dhe sa ka vlere ky namaz? Ju kisha lutur per ndihmen tuaj.

 

 

 

Përgjigje:

Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.


Namazi i tesbihut dhe vlera e tij, është përmendur në një transmetim të Ebu Davudit dhe të Tirmidhiut. Në lidhje me këtë transmetim, dijetarët kanë ndryshuar mendimet e tyre. Disa prej e kanë ngritur atë në shkallë të hadithit të mirë, e disa e kanë llogaritur atë të dobët apo edhe të shpifur.


Mendimi më i saktë me të cilin e adhurojmë Allahun është se ky namaz nuk ka bazë dhe nuk është e pëlqyer falja e tij.


Imam Ahmedi tha: Nuk me pëlqen (falja e këtij namazi). Thanë: Pse? Tha: Sepse nuk ka në lidhje me të ndonjë transmetim të vërtetë. (El-Mugnij 91/438)


Imam Neveviu thotë: Hadithi i tij (namazit të tesbihut) është i dobët dhe në të ka ndryshim të rregullit të njohur të namazit, e nuk duhet të veprohet përveçse me hadith, ndërsa hadithi i tij nuk qëndron. (El-Mexhmu’ 3/547)


Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: Për këtë namaz nuk ka thënë (që të falet) asnjë prej dijetarëve të medhhebeve, dhe Imam Ahmedi hadithin e këtij namazi e ka llogaritur të dobët dhe nuk e ka pëlqyer atë (mënyrë dhe falje të namazit). (Fetava – 11/579)

 

E sikur të ishte i sigurtë ky namaz, atëherë do të transmetohej falja e tij nga sahabet e Pejgamberit (salallahualejhiveselem). Por, përderisa nuk gjendet hadith i vërtetë dhe i sigurtë për faljen e tij, atëherë falja e tij nuk ka ndonjë shpërblim dhe meritë.

 

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

15.09.2011

 

Hits: 957
Comments (4)Add Comment
...
written by era, shtator 29, 2011
Zotri i nderuar ke dhen nje pergjigje te cuditshme,tespi namazi ka shum vler ndersa ju thoni se nuk pelqehet te falet nuk e di ku e keni lexu ket pergjigje.
...
written by Admin-, shtator 29, 2011
Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: Për këtë namaz nuk ka thënë (që të falet) asnjë prej dijetarëve të medhhebeve, dhe Imam Ahmedi hadithin e këtij namazi e ka llogaritur të dobët dhe nuk e ka pëlqyer atë (mënyrë dhe falje të namazit). (Fetava – 11/579)
...
written by gresa, korrik 20, 2012
Selam alejkum ndoshta mare mosme dit po kur i hek tespit shka duhet me than se namazin e bana nepermes internetit ( Falja e namazit)
...
written by Omer Bajrami, korrik 21, 2012
Alejkumselam. Jo, nuk eshte turp. Allahu te mundesofte qe ta mesosh sa me shpejte faljen e namazit, dhe ta falesh ate rregullisht. Amin

Pasi ta falesh farzin, e ben dhikrin (tespite) duke thene 33 here subhanallah, 33 here elhamdulilah dhe 33 here Allahuekber.

Gjithashtu eshte mire te gjeshe nje liber te vogel i cili quhet Mburoja e muslimanit, tek i cili gjene dhiker dhe lutje te shumta, te cilat do te ndihmojne ne shume aspekte.

Write comment

busy
Përditësimi E enjte, 15 Shtator 2011 01:53
 

Na ndiqni në:

fb1yt1g1

Seriali: Gjenerata e artë












pjesa11
pjesa12
pjesa13
pjesa14
pjesa15

Parashtro pyetjen tënde!

Lexo - Pyetje & Përgjigje

Video Ligjerata