Komentet e fundit

Njerëzit e hipokrizisë
MashaAllah, Allahu ju ruaj hox
A lejohet shkuarja në shëtitje
selam alejkum, Allahu ju shper
Mos ia kthe shpinën Kur'anit
Eselamu alejkum hoxhe i nderua
A është e vërtetë se në 2012 d
shume mir e kini valla askush
Pa namaz nuk ka shpëtim
ju lumt te gjithve allahu ju m
A duhet të shqiptohet nijeti p
Selamu alejkum hoxhe i nderuar
Shpresa e gjatë
e bukur kjo
Motra e përparuar
shum e bukur
Për këtë shkak, sot jemi aty k
Selamu alejkum ja shejh.. Al
A lejohet femra t'i heqë qimet
Allahu ju shperbleft

Anëtarësohu



Statistika:

Antarët : 351
Përmbajtja : 469
Nyje : 6
Shikimet e përmbajtjes : 669122

Kush është në linjë?

Kemi 8 vizitorë në linjë
A lejohet falja e namazit pas rebiovcave? pdf Shtyp Email
E diell, 02 Tetor 2011 02:08

 

 

Pyetje: Selam alejkum Hoxhë i nderuar. Ne i shohim disa vellezër të cilët bëjnë tekfir mbi disa hoxhallar të cilët quhen Rabiofca dhe ata argumentohen se keta nuk e dojne Xhihadin, dhe se ata janë personat më të fëlliqur mbi sipërfaqen e tokës. Me këtë pajtohem edhe unë, po keta vellezër kur i bejne tekfir ata, nuk i shikojne aspak kushtet e tekfirit dhe pengesat e tekfirit, por nese permendet ai person ata thojnë po ai eshte kjafir, po keta vellezër kurre me këta persona nuk kane bisedu qe ma ja ngrite kushtet e tekfirit dhe me shiku a ka pengesa. Por mua me duket se veprojnë me emocione. Tash kam ndëgju nga këta vëllezër se disa nga dijetarët kuptohet të hakut, nuk janë fale pas Rabiofcave. Sa është e vërtetë kjo dhe se a bën te falemi pas tyre? Allahu te ruajt nga cdo e keqe. Allahu te dhashte te mira ne këtë botë dhe në botën tjetër. Dhe te mbrojt ty dhe familjen tende nga zjarrmi i xhehenemit. Dhe na bashkoftë ne Xhenetul Firdeus. Selam alejkum

 

 

 

Përgjigje:

Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

 

Së pari: Në lidhje me këtë grup të ashtuquajtur “rebiovca”, lexoni përgjigjen e pyetjes: Kush janë rebiovcat dhe cilat janë bindjet e tyre?

 

Së dyti: Nuk është e vërtetë se ata nuk e duan apo e mohojnë xhihadin, ngase ata e pranojnë xhihadin si ibadet të lartë në fenë e Allahun dhe nuk i rrefuzojnë argumentet që flasin për të. Porse, e mohojnë atë të ekzistojë në këtë kohë, dhe ata të cilët luftojnë në këtë kohë, (sipas tyre) nuk quhen muxhahida, por quhen terroristë, ekstremistë, havarixh, etj.

 

Së treti: Nuk dij që dikush prej dijetarëve apo hoxhallarëve, i ka llogaritur rebiovcat të dalur prej Islami. Dhe nëse dikush i llogaritë të tillë, ne nuk pajtohemi me mendimin dhe thënien e tij. (Përveç nëse është fjala për ndonjë person të caktuar, i cili është spiun i shtetit të kufrit, kundër vëllezërve të tij muslimanë. Ndërsa në përgjithësi, të shpallen të tillë mosbesimtarë, mendoj se është gabim dhe nuk është gjykim i saktë.)

 

Së katërti: Lejohet falja e namazit pas tyre, ngase selefi janë falur edhe pas bidatxhive. E nëse dikush nuk pranon që të falet pas tyre, ajo është e drejta e tij. Apo nëse në ndonjë vend të caktuar, ky grup ka shkaktuar fitneh të mëdha kundër vëllezërve, dhe vëllezërit nuk e shohin të arsyeshme (për arsye të caktuara) faljen e namazit pas tyre, ajo është e drejtë e tyre. Edhepse, është me rëndësi që për raste të tilla, vëllezërit të konsultohen me hoxhallarë të cilët e njohin vendin dhe gjendjen e tyre prej së afërmi, në mënyrë që gjykimi i tyre të jetë sa më i saktë.

 

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

02.10.2011

 

Hits: 984
Comments (0)Add Comment

Write comment

busy
Përditësimi E diell, 02 Tetor 2011 02:10
 

Na ndiqni në:

fb1yt1g1

Seriali: Gjenerata e artë












pjesa11
pjesa12
pjesa13
pjesa14
pjesa15

Parashtro pyetjen tënde!

Lexo - Pyetje & Përgjigje

Video Ligjerata