Komentet e fundit

Njerëzit e hipokrizisë
MashaAllah, Allahu ju ruaj hox
A lejohet shkuarja në shëtitje
selam alejkum, Allahu ju shper
Mos ia kthe shpinën Kur'anit
Eselamu alejkum hoxhe i nderua
A është e vërtetë se në 2012 d
shume mir e kini valla askush
Pa namaz nuk ka shpëtim
ju lumt te gjithve allahu ju m
A duhet të shqiptohet nijeti p
Selamu alejkum hoxhe i nderuar
Shpresa e gjatë
e bukur kjo
Motra e përparuar
shum e bukur
Për këtë shkak, sot jemi aty k
Selamu alejkum ja shejh.. Al
A lejohet femra t'i heqë qimet
Allahu ju shperbleft

Anëtarësohu



Statistika:

Antarët : 351
Përmbajtja : 469
Nyje : 6
Shikimet e përmbajtjes : 669029

Kush është në linjë?

Kemi 12 vizitorë në linjë
Motra e "përparuar" pdf Shtyp Email
nga admin   
E martë, 04 Tetor 2011 03:29

 

 

Shpesh dëgjoj nga motra ime për çudi,

aq naive ajo kur thotë një fjali,

thotë s’është koha more vëlla më për shami.


Jo më nuk është koha për Islam,

nuk ka mbetë në ditë të sodit hallall haram,

jam e lirë dhe jetën time në dorë e kam.

 

Mjaft më me këtë prapambeturi,

a nuk sheh ti sot Evropa ku ka mbërri?!

A s’jetojmë dhe ne në shekullin njëzet e nji?!


Motra ime shumë shpejt ti ndryshove,

të kaluarën tënde e harrove,

për çdo të mirë askënd s’falenderove.


Me të vërtetë nga ti shumë keq po më vjen,

por besoj se meriton me e përmend,

para ca shekujsh a t’kujtohet kush ke qenë?!


Në disa vende sikur kafshë sikur kafshë je konsideruar,

e gjithkush nga ti moj motër është larguar,

se a je njeri apo jo është diskutuar.


Disa popuj të kanë konsideruar djall,

e disa të kanë varrosur ty të gjallë,

e kush të nxori ty moj motër nga ky hall?!


Erdh Islami motra ime të dha liri,

të ngriti në shkallën që meriton ti si njeri,

të ofroi çdo mundësi për lumturi.


Por shumë shpejt çdo gjë harrove ti,

e keqpërdore e nëpërkëmbe çdo mirësi,

e teprove dhe kalove çdo kufi.


Kur symbullur pas Evropës ti ke mësy,

duke menduar se lumturia është aty,

humbe çdo vlerë motra ime përsëri.


Re në shkallën që vërtetë është mjerim,

se çka bënë të huajt e quajte modernizim,

të metat e tyre i llogarite përparim.


Kush të tha se përparim është të jeshë pa nderë?!

Kush të tha se civilizim është të mos keshë vlerë?!

Kush të tha se në Evropë hyhet tuj hudhë fëmijët në kontinjer?!


Kush të tha se aborti është përparim?

Kush të tha se SIDA është civilizim?

Kush të tha se shfrenimi është qytetërim?


Kush të tha se përparim është të vëndosh kryq?

Kush të tha se civilizimi është në kafiq?

Kush të tha se në Evropë hyhet lakuriq?


E përparuar nëse je narkomane,

e prapambetur nëse je muslimane,

ah sa e dobët moj motra ime evropiane.


Dëgjom motër nja dy fjalë t’i them për fund,

ke kujdes ti dhe vetëveten mos e humb,

se vallahi kështu s’arrihet askund.


Kthehu ti Zotit tënd që të ka krijuar,

e që program të jetës të ka ofruar,

pejgamber e libër të shenjtë të ka dërguar.


Islami për ty është e vetmja lumturi,

vetëm aty mund të gjeshë ti kënaqësi,

zemra yte ndryshe nuk ka rehati.


Kur’ani për ty është i vetmi udhëzim,

namazi për zemrën tënde është shërim,

adhurimi jetës tënde i jep kuptim.


Mbulesa për ty motra ime është dritë,

ajo në jetë të jep ty çdo meritë,

në nivel që meriton ajo të ngritë.


Kështu çdokush ty do të rrespekton,

kur ti urdhërin e Zotit në vend e çon,

Allahu në dy botërat do të mëshiron.


O Zot Ti motrat tona udhëzoi,

nga mashtrimet e kësaj bote Ti largoi,

në këtë jetë dhe në tjetrën mëshiroi.


Shkroi: Omer Bajrami

www.omerbajrami.com

 

Hits: 1658
Comments (2)Add Comment
...
written by Xhejlan, maj 21, 2012
Eselamu alejkum shum poezi e qelluar dhe shum shum e bukur , poezia me e bukur qe kam lexuar deri me tani,All-llahu ju shperbleft me cdo tmir ne kete bote dhe boten tjeter.
...
written by sabri, mars 15, 2013
shum shum shum e bukur nuk kam fjal te shpreh hallall te qofte bravo por fatkeqesisht e vertete eshte kjo qe ke shkruar shum poezi e qelluar

Write comment

busy
Përditësimi E martë, 04 Tetor 2011 03:31
 

Na ndiqni në:

fb1yt1g1

Seriali: Gjenerata e artë












pjesa11
pjesa12
pjesa13
pjesa14
pjesa15

Parashtro pyetjen tënde!

Lexo - Pyetje & Përgjigje

Video Ligjerata