Komentet e fundit

Shirku modern
tlumt goja do e shperndaj kete
Loja e futbollit
shum bukur hoxh i nderuar kam
Loja e futbollit
Ma shaa Allah shum vargje me v
Mëkatarët në Ditën e Gjykimit
A mund te me tregoni,cka eshte
Loja e futbollit
Wow qfar poezie ju lumt goja h
Pse dalloni ju nga hoxhallarët
Zoti te shperblefte me xhenet
Pse dalloni ju nga hoxhallarët
mashaAllah Allahu te shperblef
Sureja Nuh (E plotë)
mashalla
A bën shirk njeriu që nuk e fa
Selam alejkum! A lejohet nje v
A kam shpërblim për vënien e n
Selam alejkum hoxhë! me fal po

Anëtarësohu



Statistika:

Antarët : 420
Përmbajtja : 465
Nyje : 6
Shikimet e përmbajtjes : 637323

Kush është në linjë?

Kemi 13 vizitorë në linjë
Kur gjakpirësit sjellin paqë.. pdf Shtyp Email
E hanë, 17 Tetor 2011 00:52

 

 

Vëllezër të dashur, manipulimet e mediave sot në mbarë botën luajnë një rol të rëndësishëm, njëkohësisht edhe të rrezikshëm, për të mashtruar një pjesë të madhe të botës, e në mesin e tyre edhe shumë “muslimanë”. Saqë në këtë gjendje të këtillë, është e mundshme të paraqitet një kontradiktë e çuditshme me të cilën shpërlahet truri i shumë njerëzve, edhepse atë mund ta kuptojnë edhe fëmijët e kthjelltë. Në këtë kontradiktë flitet për:

 

 

Sulmuesit paqësor dhe mbrojtësit terroristë!

 

Vërtetë është për t’u habitur me këtë lojë dhe mashtrim, në të cilin kanë rënë edhe shumë prej muslimanëve. Në kohën në të cilën derdhet për çdo ditë gjaku i muslimanëve. Viktimat e muslimanëve nuk kanë të ndalur. Masakrohen fëmijët dhe pleqët. Përdhunohen gratë dhe motrat muslimane. Dhe e gjithë kjo ndodhë para gjithë botës, nga kush? Nga një ushtri gjakpirëse “paqësore”, e cila ka mbytur miliona njerëz më herët, duke qenë e vetmja e cila ka përdorur bombë bërthamore mbi popullatën civile. E njëjta vazhdon edhe me tutje, saqë nurmi i viktimave të pafajshme prej tiranisë së tyre kalon edhe disa milionë të tjerë. Megjithatë, kjo dorë kriminele në mbarë botën mundohet të paraqitet dhe quhet: Dorë paqësore. Paqja e së cilës vjen me raketa dhe aeroplana. Me bomba me tonalata të cilat shkatërrojnë një qytet të tërë brenda pak minutave. Megjithatë: “Paqësore”.

 

E përballë këtij krimi, qëndrojnë njerëz të cilët mundohen të mbrojnë fenë e tyre, familjen dhe vendin e tyre. Njerëz të cilët qëndrojnë në vendin e tyre, dhe të cilët quhen: Mbrojtësit terroristë. Subhanallah. Ai i cili i vret fëmijët e të tjerëve - është paqësorë, ndërsa ai i cili e mbron fëmiun e tij - është terroristë. Ai i cili dhunon gruan e huaj - është paqësorë, ndërsa ai i cili mbron dhe xhelozon për nderin e familjes së tij - është terroristë.

 

E që për fat të keq, në këtë lojë marrin pjesë edhe njerëz me xhybe dhe çallma, të cilët janë në mbrojtje të njerëzve të “pafajshëm”. Dhe sikur për ta, njeriu i cili ka nacionalitet të kësaj fuqie dhe ushtrie idhujtare, asnjëherë nuk mund të jetë fajtorë. Ai është i pafajshëm çdo herë, edhe nëse vret, masakron dhe përdhunon. Ndërsa muslimani në esencë është fajtor, edhe nëse nuk ka vepruar asgjë. Mjafton faji i tij.. që ai të jetë musliman.

 

Dhe pa kurrfar turpi, ngritet hoxha në minber dhe para gjithë xhematit mbron pafajësinë e gjakpirësve.. dhe se Islami i tij është Islam i paqes.. dhe këto fjalë nuk thuhen, përveçse kur është në pyetje gjaku dhe nderi i muslimanëve të tjerë. E sikur të ishte në pyetje gjaku dhe nderi i tij?! Atëherë do të ndryshonte fetvaja, dhe hutbeja do të merrte një kahje krejtësisht tjetër. Pse? Sepse dhembja është shumë më e madhe. Ndërsa gjaku i muslimanëve dhe nderi i tyre nëpër botë, sikur të jetë gratis në dorën e armiqve të kësaj feje, të cilët përveç avokatëve të tyre, kanë bërë avokatë edhe nga muslimanët, e për fat të keq.. edhe nga “hoxhallarët”, Allahu na ruajt.

 

Kontradiktë e çuditshme. Në vend se sulmusit të quhen terroristë, dhe mbrojtësit të quhen të pafajshëm dhe të drejtë... është ngatërruar dhe ndryshuar realiteti i gjendjes deri në atë shkallë, saqë sulmuesit quhen paqësorë, ndërsa mbrojtësit quhen terroristë.

 

Kontradiktat e çuditshme (6)

Shkroi: Omer Bajrami

www.omerbajrami.com

 

Hits: 729
Comments (0)Add Comment

Write comment

busy
Përditësimi E hanë, 17 Tetor 2011 00:54
 

Na ndiqni në:

fb1yt1g1

Seriali: Gjenerata e artë












pjesa11
pjesa12
pjesa13
pjesa14
pjesa15

Parashtro pyetjen tënde!

Lexo - Pyetje & Përgjigje

Video Ligjerata