Më të rejat
- Çka të mbjellësh do të korrësh
- Me datë 27.04.2013 - Tribunë në Liestal (Zvicër)
- Prej 23.04.2013 deri më 03.05.2013 në Liestal - Zvicër
- Përkrah të vërtetën
- Me datë 20.03.2013 - Ligjeratë në Prizren
- Me datë 16.03.2013 - Ligjeratë në Preshevë
- Ne nuk thërrasim në asnjë parti
- Mos ia kthe shpinën Kur'anit
- Shpresa e gjatë
- Partitë fajësojnë njëra tjetrën, por..
Më të lexuarat
- Emërto fëmiun tënd me emër të bukur
- A mund të më tregoni disa emra për vajza?
- A është e vërtetë se në 2012 do të bëhet Kijameti?
- Dyert e Xhenetit
- A lejohet heqja e qimeve të gjoksit dhe barkut?
- Mënyra e plotë e marrjes së guslit
- Tridhjetë gabime në ditët e Bajramit
- A është obligim namazi i Bajramit për femrat dhe si falet ai?
- Albumi - Jeta është e shkurtë
- Cilat janë obligimet e prindit ndaj fëmiut të posalindur?
Anëtarësohu
Statistika:
Antarët : 424Përmbajtja : 465
Nyje : 6
Shikimet e përmbajtjes : 638969
Kush është në linjë?
Kemi 15 vizitorë në linjë| A është udhëtimi me deve si ai me automjet? |
|
|
|
| E mërkurë, 26 Tetor 2011 01:12 |
|
Pyetje: Selam alejkum. A lejohet patent shoferi per femrat, pasi grate e sahabeve kane udhetuar me deve, se me shume ben fitne me deve e kali ma merr mendja se me vetur tash qe nuk na doket trupi krejt, edhe me shami i mbulojme kokat dhe krahroret, a ne deve si duhet ti mbajm kembet dhe duket krejt trupi, dhe me cka jane vesh qe kane hype ne deve a fustan a pantolla, si kane mund me nejt ne deve rahat mos me u pa kembet? Selam alejkum e boma hallall. Pershendetje nga Gjilani.
Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Së pari: Vozitja e veturës për femrat është e ndaluar, pasiqë nëpërmjet saj arrihet në disa ndalesa, dhe çdo gjë që e dërgon njeriun në haram edhe ajo është haram. E prej ndalesave të cilat arrihen nëpërmjet vozitjes, është: Dalja e tepërt nga shtëpia, udhëtimi pa mahrem, shkaktimi i fitnes duke hyrë në mesin e meshkujve, humbja e turpit, etj. Ky është mendimi i Shejh Ibn Uthejminit, Shejh Ibn Bazit, Shejh Ibn Xhibrinit dhe disa dijetarëve të tjerë.
Në lidhje me këtë, dëgjoni dhe: A lejohet patent shoferi për femrat?
Së dyti: Krahasimi i udhëtimit të grave të mëhershme me deve, me udhëtimin e grave të kësaj kohe me veturë, është krahasim i gabuar dhe i pavend, të cilin e përmendin edhe disa prej thirrësve islam. Edhepse gjatë këtij krahasimi, shumica e tyre janë të mangët në përshkrimin e gjendjes së mëhershme, me atë të tanishmen.
Shumica e tyre, nuk përmendin fare se gratë e asaj kohe:
-Kanë udhëtuar me deve, por kanë kërkuar që mbulesa e tyre të jetë sa më e plotë, saqë veshja e tyre ka shkuar zhag nëpër tokë, më shumë se një pëllëmbë apo sa një krah. (Xhamiu Tirmidhij - 1731). Kanë udhëtuar me deve, por nuk kanë zbuluar fytyrën e tyre në rrugë, që ta shohin atë burrat e huaj. A është kjo gjendje e njëjtë me gjendjen e grave të kësaj kohe? Sa prej tyre janë të mbuluara sikur gratë e asaj kohe?
-Kanë udhëtuar me deve, por janë munduar të qëndrojnë sa më larg burrave të huaj, saqë edhe pas namazit, janë ngritur menjëherë dhe kanë dalur prej xhamie, në mënyrë që mos të përzihen me burrat e huaj. A është kjo gjendja e grave të kësaj kohe? Si do të realizohet kjo në rrugën e mbushur dhe të ngarkuar plot me automjete përreth saj? Si do të realizohet kjo në semafor? Si do të realizohet kjo kur atë e ndalon polici dhe kërkon dokumentet e saj? Si do të realizohet kjo nëse automjeti i saj ka ndonjë defekt në rrugë? Apo edhe më tutje, deveja dhe automjeti thuajse janë të njëjtë?!
-Kanë udhëtuar me deve, por nuk iu është fishkëlluar atyre nga rrugaçët dhe huliganët. E që gratë e kësaj kohe, nëse udhëtojnë të vetmuara, nuk mund të shpëtojnë lehtë prej këtyre provokimeve.
-Kanë udhëtuar me deve, por kanë pasur parasyshë fjalën e Allahut: “Dhe qëndroni në shtëpitë e juaja“. Dhe nuk kanë dalur të shkojnë në punë, apo në shkollë, apo nëpër shoqe, apo nëpër vende tjera jo të pëlqyera. Por, dalja e tyre ka qenë në xhami, apo në raste tjera të nevojshme. E pastaj më vonë.. Thotë Aisheja (radijallahuanha): “Sikur Pejgamberi (salallahualejhiveselem) të kishte parë se çka veprojnë gratë, do t’i kishte ndaluar ato prej daljes në xhami“. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Këto janë fjalët e saj për gratë e asaj kohe! A thua çka do të thonte ajo (radijallahuanha) për gratë e kësaj kohe?! Për gratë të cilat kërkojnë të drejtat e barabarta?! Lexo në lidhje me këtë: Qëndroni në shtëpitë e juaja.
Së treti: Dikush mund të thotë (sikurse edhe thonë), nëse ndodhë ndonjë rast urgjent, dhe burri nuk është në shtëpi, atëherë..?! Dhe mundohen të paraqesin gjendjen e gruas, sikur ajo të jetojë në ndonjë mal apo ndonjë xhungëll, ku nuk mund t’i vijë ndihma në asnjë mënyrë. Sikur ajo nuk ka burrë, as vëlla, as prind, as askënd.. dhe përreth saj nuk jeton askush.. dhe në raste urgjente mbetet e vetmuar, saqë rreziku mund të dërgojë deri në vdekje të saj apo të ndonjë anëtari të familjes!! E nëse shtrohet pyetja, sa janë statistikat e njerëzve të vdekur, për shkak se gratë nuk kanë patent shofer?! Përgjigjja... (0)!!
Së katërti: Nëse gruaja është në ndonjë vend të sigurtë, dhe është me burrin e saj apo me dikë që e ka mahrem, dhe nuk bie në ndalesat e lartpërmendura, atëherë nuk ka ndonjë ndalesë që ajo të vozis apo të ushtrojë vozitjen e automjetit.
Allahu e di më së miri. Omer Bajrami 26.10.2011
Hits: 1194 Comments (4)
![]()
...
written by Muadh, tetor 26, 2011
Selamualejkum ve rahmetullah hoxh i nderuar. Allahu te shperbleft per ket pergjigje shum me vend. Allahu te rujt hoxho dhe te shtoft diturine.
...
written by Ummu Kudameh biidhnil-lah, tetor 27, 2011
Shuuumë përgjigje e qartë ska nevoj për sqarim ma shumë
...
written by ........., dhjetor 08, 2011
slm ne shtetet arabe jan grat me nikab mirpo e cojn kerin.ju me lart keni cek per dalimin ne shkoll.nese motrat nuk shkojn ne shkoll p.sh ne mjeksi vall ateher kur te vjen koha e lindjes ku do te shkojm na?tek burat?,as sesht mir sot femit tan ti edukojn naper shkolla frymen i isalme?.
... written by Admin-, dhjetor 15, 2011
Alejkumselam. Ajo qe veprohet nga disa gra ne tokat arabe, nuk mund te jete argument per neve. Per ne eshte argument Kur'ani dhe Suneti.
Ndersa per shkollimin, mjekesine, dhe grate ne kohen e lindjes, do te japim nje pergjigje me te hollesishme se shpejti me lejen e Allahut. Write comment
|
| Përditësimi E mërkurë, 26 Tetor 2011 01:15 |

















