Më të rejat
- Çka të mbjellësh do të korrësh
- Me datë 27.04.2013 - Tribunë në Liestal (Zvicër)
- Prej 23.04.2013 deri më 03.05.2013 në Liestal - Zvicër
- Përkrah të vërtetën
- Me datë 20.03.2013 - Ligjeratë në Prizren
- Me datë 16.03.2013 - Ligjeratë në Preshevë
- Ne nuk thërrasim në asnjë parti
- Mos ia kthe shpinën Kur'anit
- Shpresa e gjatë
- Partitë fajësojnë njëra tjetrën, por..
Më të lexuarat
- Emërto fëmiun tënd me emër të bukur
- A mund të më tregoni disa emra për vajza?
- A është e vërtetë se në 2012 do të bëhet Kijameti?
- Dyert e Xhenetit
- A lejohet heqja e qimeve të gjoksit dhe barkut?
- Mënyra e plotë e marrjes së guslit
- Tridhjetë gabime në ditët e Bajramit
- A është obligim namazi i Bajramit për femrat dhe si falet ai?
- Albumi - Jeta është e shkurtë
- Cilat janë obligimet e prindit ndaj fëmiut të posalindur?
Anëtarësohu
Statistika:
Antarët : 422Përmbajtja : 465
Nyje : 6
Shikimet e përmbajtjes : 638319
Kush është në linjë?
Kemi 7 vizitorë në linjë| Si të sillemi ndaj rebiovcave në vendet tona? |
|
|
|
| E enjte, 19 Janar 2012 01:28 |
|
Pyetje: Esselamu alejkum hoxhe i nderuar. Pyetja ime eshte qe ne xhamine tone (ne Tirane dhe Durres) kane dale nje grup qe vetquhen selefi ose grupi i hakut. Une jam i interesuar te di per shejhun e tyre Rabij Med’halij te cilin e mbajne ne goje. Dua te di se cfare kane thene dijetaret per te pervec shejh Abdul Kader Arnautit dhe Shejh Xhibrinit Allahu i meshirofte te dy, sepse keta po na i bejne te gjithe bidatci dhe po i etiketojne ne grupe te gjithe hoxhallaret qofte ne Shqiperi, Kosove apo Maqedoni. Po e pres me padurim pergjigjen tuaj hoxhe, sepse ne perballemi dite per dite me ta, dhe duam argument qe tju japim per Med’halij. Allahu te ruajt dhe te begatofte.
Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Së pari: Vëlla i nderuar, ne kemi thënë disa fjalë në lidhje me këtë grup të devijuar (në disa aspekte), dhe kemi përmendur bindjet dhe devijimet e tyre, në mënyrë që të rinjët e udhëzuar të jenë të kujdesshëm dhe të ruhen prej fitnes së tyre, ngase fitneja e tyre të nxitë që të shikosh punët e të gjithëve dhe të harrosh vetëveten. Dhe të merresh me gabimet e të gjithëve, dhe t’i harrosh gabimet tua, dhe në fund – këtë ta llogarisësh adhurim ndaj Allahut (azzevexhel). Se kush janë rebiovcat, lexo: Kush janë rebiovcat dhe cilat janë bindjet e tyre?
Së dyti: Fitneja e tyre nuk ka hyrë vetëm në Shqipëri apo në disa vende të caktuara, por gjithkund që ka gjetur zbrazëti për përgojim dhe përçarje. Dhe fitnes së tyre, kush është duke ia parë hajrin? Përveçse kanë marrë nëpër këmbë nderin e dijetarëve, kanë përçarë zemrat e besimtarëve, kanë nënçmuar gjakun e shehidëve, kanë ofenduar nderin e muxhahidëve dhe kanë kënaqur zemrat e tagutëve. Dhe e gjithë kjo, në emër të selefizmit.
Së treti: Në lidhje me Shejh Rebian, dëgjo: Çka mendoni për Shejh Rebia El-Med’haliun?
Së katërti: Këshillë për ty vëlla dhe për vëllezërit tjerë: Të merresh me ta, don të thotë të humbësh kohën tënde. Ngase rrallë prej tyre që gjenë, të cilët e kanë pranuar të vërtetën pasiqë iu kanë ardhur argumentet (përveç atyre që janë të sinqertë dhe duan të kuptojnë realitetin). Ndërsa shumica e tyre (rebiovcave), me lojën që janë duke luajtur, duke marrë nëpër këmbë nderin e muslimanëve, duke shpifur dhe përgojuar, duke ofenduar dhe nënçmuar, kanë arritur deri në atë shkallë saqë sot kritikojnë dhe ofendojnë njëri tjetrin. Ata që dje ishin prej kokave të tyre, sot prej vetë atyre llogariten bidatçi. Ata që dje u lavdëronin nga gojët e tyre, se janë selefi dhe pasues të Sunetit, sot nënçmohen prej vetë gojëve të tyre. Kështuqë, në kohën e fitneve njeriu duhet t’i kthehet mësimit të fesë dhe adhurimit ndaj Allahut, dhe mos të merret me gjërat që ia dobësojnë imanin dhe ia ngurtësojnë zemrën.
Allahu e di më së miri. Omer Bajrami 19.01.2012
Hits: 1581 Comments (9)
![]()
...
written by kunder havarixheve, shkurt 04, 2012
se di kush po bohet budalle e po te vet ty se dej je martu me kravate ne fyt e sot kishe je dikush.derset e juve si te tuat ashtu edhe te sadullahit ploottt rrreennna tregime qe sjav din kush senedin na keputet tregime te rrejshme siq e tregove qe i ka hy gjerpri gruas ne tesha ..
...
written by Sead, shkurt 06, 2012
O ti me emer (kunder havarixhve), si po e verej une ty shum po te pershtatka ky emer HAVARIXH. Veq nje gje e kam per me ta thon ty: Me vjen shum keq qe ti kan rezu emirat pi pushteti. MUBARAKIN, GADAFIN tash edhe pak inshAllah ket emirin e madhe ASADIN(ket qafir shija). Per ty mdoket veq Rabij Medhalij na qenka "SHEJH" tjeret jan krejt ne humbje. Allahu te udhezoft.
Selamu alejkum we rahmetullah!
...
written by Admin-, shkurt 06, 2012
Selamunalejkum. Vella i nderuar - kunder havarixheve:
-Njerezit kur nuk jane ne gjendje te kundershtojne me argumente te Kur'anit dhe Sunetit, kapen per gjera te imeta dhe mundohen te hudhin pluhur mbi syte e njerezve, edhepse nepermjet tyre nuk arrihet asgje.. -Sa i perket kravates, mendoj se bartja e saj eshte e lejuar dhe nuk ka mekat per te.. Dhe edhe sikur te mbashe mendimin se kravata eshte haram, nuk mund te kundershtosh me kete menhexhin e paster te Ehli Sunetit, pasiqe keto jane dy gjera shume te largeta.. -Per ju nuk dij cili prej hoxhallareve nuk flet perralla dhe tregime.. Nuk mbeti hoxhe pervecse e ofenduat dhe e nencmuat ate.. Dhe kjo nuk eshte per t'u habitur prej jush, ngase prej gojeve te juaja nuk kane shpetuar edhe dijetaret, e nuk mbetet te flasim per hoxhallaret.. -Tregimin te cilin e kam permendur ka ndodhur ne vitet e fundit, dhe normal qe nuk mund te te permend ty senedin e tij.. edhepse ndoshta mendon qe edhe gjerat e kesaj kohe, duhet t'i transmetoje Buhariu dhe Muslimi per te qene ato per ty te verteta.. Allahu te udhezofte ty dhe ata qe jane si ti, ne rrugen e paster te Ehli Sunetit, dhe ju largofte prej devijimeve, fitneve dhe gjerave te kota e te padobishme..
...
written by ermal, prill 09, 2012
Selam alejkum hoxhe Omeri ALLAHU TE RUAJT JE NJE HOXHE I HAKKUT
...
written by Hetem Ebu Muadh, prill 10, 2012
Ky "vellau", qe ndoshta nuk e meriton emrin vella, me emrin: kunder havarixheve, hyka ne nje fjale qe e thot populli: "Ai qe e ka mizen ner kapuq flet". Subhanall-llah, ju rebiovcat, qe jeni kapur per dege, keni kujdes me gjuhen dhe sjeljen tuaj te felliqur, dhe keni frike All-llahun!
...
written by fati kosov , maj 21, 2012
Selam alejkum vllazni Allahu e ruajt hoxhen tone Omer dhe e forcoft edhe ma shum ne Din amin amin amin
...
written by ermali xhamia xhura TR, gusht 22, 2012
E vertet qe me marrjen neper goj te hoxhallareve e te dijetareve,ky i ashtuquajturi grupi hakut shum prej tyre kane rene nga imani dukshem disa e kan len namazin e kane perfunduar alkoolit e bixhozit,e disa prej grave te tyre kan heq shamiat,madje dhe kta vet si grup jan ndare ne 2 pjese dhe eshte 1 shenje e qart qe nuk jane te sunetit selefi sikur pretendojne.
...
written by Abu Amar, shtator 29, 2012
Ti "ermali xhamia xhura TR" qeky i ashtuquajturi grup i hakkut sosht i ashtuquajtur por eshte ashtu, edhe per nese devijojn muslimant prej rruges se drejt nuk eshte argument qe islami sosht fe e vertet perkundrazi ki din do te ngritet pa marr parasysh ata qe e ndjekin dhe e praktikojn kete din, e edhe menhexhi , nese devijojn muslimant prej menhexhit te drejt, ose ndahen ne grupe nuk osht argument se ata jon ne rrug te gabume. mos filozofo shum ti
Write comment
|
| Përditësimi E enjte, 19 Janar 2012 01:31 |

















