Komentet e fundit

Shirku modern
tlumt goja do e shperndaj kete
Loja e futbollit
shum bukur hoxh i nderuar kam
Loja e futbollit
Ma shaa Allah shum vargje me v
Mëkatarët në Ditën e Gjykimit
A mund te me tregoni,cka eshte
Loja e futbollit
Wow qfar poezie ju lumt goja h
Pse dalloni ju nga hoxhallarët
Zoti te shperblefte me xhenet
Pse dalloni ju nga hoxhallarët
mashaAllah Allahu te shperblef
Sureja Nuh (E plotë)
mashalla
A bën shirk njeriu që nuk e fa
Selam alejkum! A lejohet nje v
A kam shpërblim për vënien e n
Selam alejkum hoxhë! me fal po

Anëtarësohu



Statistika:

Antarët : 320
Përmbajtja : 467
Nyje : 6
Shikimet e përmbajtjes : 642139

Kush është në linjë?

Kemi 13 vizitorë në linjë
Cili është qëndrimi i Islamit ndaj homoseksualizmit? pdf Shtyp Email
E enjte, 01 Mars 2012 22:55


Pyetje: Doja te dija se cfare qendrimi mban Islami ndaj homoseksualizmit. Doja te dija ndonje ajet Kur’anor apo hadith, qe flet rreth kesaj ceshtje. Dhe homoseksualet a lindin apo semuren nga ndonje semundje psiqike apo dicka te tille? Ju lutem me ktheni pergjigje. Allahu ju shperblefte me Xhennet per punen qe e beni. 

 

Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

 

Homoseksualizmi është prej mëkateve më të mëdha që bëhen mbi sipërfaqen e tokës. Dhe njerëzit e tillë kanë përgjegjesi para Allahut, dhe nuk janë të lindur në atë gjendje, në mënyrë që mos te kenë mundësi të largohen prej saj. Dhe nëse është kjo një sëmundje shpirtërore e njerëzve të fëlliqur dhe të prishur, nuk mund të themi se është sëmundje psiqike nëpërmjet të cilës njerëzit e tillë mund të arsyetohen në këtë botë dhe në botën tjetër, për veprimin e tyre të shëmtuar.

 

Thotë Allahu (azzevexhel): “Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: A punoni të shëmtuarën, që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush. Vërtetë ju të shtyrë nga epshet, u afroheni burrave duke i lënë gratë. Po ju jeni popull i shfrenuar. Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëmse të thonë: Dëboni ata (Lutin dhe besimtarët) nga vendbanimi juaj, ata janë njerëz që pastrohen (ruhen prej gjërave të fëlliqura). Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, pos gruas së tij e cila mbeti aty (ndër të shkatërruarit). Ne lëshuam mbi ta një lloj shiu (me gurë). E shiko se si ishte fundi i kriminelëve”. (A’raf 80/84)

  

Dhe Muhamedi (salallahualejhiveselem) thotë: “Kënd e gjeni duke e bërë mëkatin e popullit të Lutit, mbytnie atë që e bën dhe atij që i bëhet ai (mëkat)”. (Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh, dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë)

 

Dhe të gjithë sahabet janë të pajtimit se njeriu homoseksual duhet të vritet, vetëmse kanë ndryshuar mendimet e tyre në lidhje me mbytjen e tij. Disa prej sahabeve janë të mendimit se ai duhet të djeget, dhe ky është mendimi i Ebu Bekrit, Aliut dhe disa të tjerëve. E disa janë të mendimit se duhet të hudhet prej ndonjë vendi të lartë, dhe ky është mendimi i Ibn Abasit. E disa janë të mendimit se duhet të gurëzohet deri në vdekje, dhe ky është një transmetim tjetër i Aliut dhe Ibn Abasit.

 

Ky është dënimi i Islamit për atë që e vepron këtë mëkat të fëlliqur. Dhe i njëjti dënim vlen edhe për atë që i veprohet ky mëkat, vetëmse dijetarët kanë përjashtuar atë që i bëhet me dhunë, atë që është i vogël dhe atë që është i çmendur prej këtij dënimi. (El-Mugnij 9/62)

 

Lexo: A e falë Allahu njeriun që ka qenë homoseksual?

  

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

01.03.2012

Hits: 1502
Comments (0)Add Comment

Write comment

busy
Përditësimi E mërkurë, 30 Maj 2012 08:50
 

Na ndiqni në:

fb1yt1g1

Seriali: Gjenerata e artë












pjesa11
pjesa12
pjesa13
pjesa14
pjesa15

Parashtro pyetjen tënde!

Lexo - Pyetje & Përgjigje

Video Ligjerata