Komentet e fundit

Shirku modern
tlumt goja do e shperndaj kete
Loja e futbollit
shum bukur hoxh i nderuar kam
Loja e futbollit
Ma shaa Allah shum vargje me v
Mëkatarët në Ditën e Gjykimit
A mund te me tregoni,cka eshte
Loja e futbollit
Wow qfar poezie ju lumt goja h
Pse dalloni ju nga hoxhallarët
Zoti te shperblefte me xhenet
Pse dalloni ju nga hoxhallarët
mashaAllah Allahu te shperblef
Sureja Nuh (E plotë)
mashalla
A bën shirk njeriu që nuk e fa
Selam alejkum! A lejohet nje v
A kam shpërblim për vënien e n
Selam alejkum hoxhë! me fal po

Anëtarësohu



Statistika:

Antarët : 424
Përmbajtja : 465
Nyje : 6
Shikimet e përmbajtjes : 638959

Kush është në linjë?

Kemi 14 vizitorë në linjë
Reagim ndaj (mos)reagimeve pdf Shtyp Email
E diell, 04 Mars 2012 13:18


Vëllezër të nderuar, në kohën e trazirave dhe turbullirave të ndryshme, në mesin e popullit hasim në reagime të ndryshme dhe të çuditshme, apo në mosreagime dhe në heshtje totale, edhepse reagimet e sakta janë të nevojshme dhe shumë të rëndësishme.. 

Dhe e gjithë çështja e reagimeve ka të bëjë nëse është në pyetje interesi, pozita, ikja prej akuzave, apo shfajëzimi i vetëvetes nga akuzat e pabaza.. 

E në këto raste, reagimet vijnë nga pala jobesimtare dhe nga pala besimtare. Por dallimi ndërmjet reagimeve të të dy palëve është shumë i madh apo i pakrahasueshëm.


Para pak kohe, kur ishte në pyetje fjala e njërit prej hoxhallarëve, kundër njërës prej figurave “të mëdha shqiptare”, e cila quhet Nënë Tereza, hasëm në reagime të mëdha dhe të shumta, nga mediat kosovare në veçanti dhe nga ato shqiptare në përgjithësi.. Saqë filluan edhe shumë “muslimanë” të ngritin zërin e tyre për ta mbrojtur “nënën” e tyre dhe për ta shpëtuar atë nga Xhehenemi.. sikur Xhehenemi nuk është i përgatitur për të gjithë jobesimtarët, dhe sikur në mesin e jobesimtarëve ka përjashtime, dhe sikur prej tij mund të shpëtojë dikush për hatër.. E përveç reagimeve të shumta, në media, gazeta, faqe të internetit, dhe në mesin e popullit, erdhi në rradhë të reagojë për këtë edhe gazeta zvicërane, e cila gjithashtu mundohet të mbrojë “figurën e madhe botërore”..


Dhe ky reagim, nuk është për t’u habitur...


Por, pas një kohe jo të gjatë, erdhi dita e nënçmimit.. dhe ndodhi nënçmimi i muslimanit  dhe përbuzja e Kur’anit, në karnevalin e Shejtanit.. Ku jobesimtarët u tubuan për të festuar, dhe u tallën me fenë e Allahut, e quajtën Kur’anin “Histori e prostitucionit”, i llogaritën tregimet e pejgamberëve tregime të imoralitetit, i ofenduan muslimanet dhe i quajtën ato lavire dhe adhuruese të organit gjenital.. nuk e ofenduan vetëm një nënë të popullit, por i ofenduan të gjitha nënat, motrat dhe gratë e muslimanëve.. dhe e gjithë kjo ndodhi haptas, para gjithë shqiptarëve muslimanë, dhe në fund..!! Nuk pati kurrfarë reagimi, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.. Përveç protestave në Strugë.. Sikur Kur’ani të jetë Libër i struganëve, dhe jo i gjithë muslimanëve.

 

Dhe kjo heshtje totale, është për t’u habitur...

 

Gjithashtu para pak kohe, ndodhi një “tragjedi e madhe” në Frankfurt, e cila mori me vete dy ushtarë (luftues, vrasës, torturues, dhunues – të pafajshëm) amerikanë.. Dhe e gjithë kjo, nga dora e një të riu musliman shqiptarë. E në këtë rast, reagimet ishin të mëdha dhe të shumta.. Saqë përveç mediave, përveç jomuslimanëve, filluan të ngritin zërin për këtë edhe shumë muslimanë.. Në mesin e tyre, edhe shumë hoxhallarë, të cilët nuk hezituan fare të flasin nëpër minberet e tyre kundër të riut musliman, duke  e llogaritur atë fajtor, terrorist, ekstremist, etj. Dhe hutbet e tyre i shfrytëzuan për të reaguar kundër këtij akti terrorist, i cili ua mori fytyrën para miqve të tyre amerikanë. Dhe sikur vëllau në fjalë, me këtë gjest të kishte dalur nga Islami dhe mos të kishte mbetur për të asnjë pikë dashurie vëllazërore.. Nga ky reagim, nuk lëshuan pe dhe nuk heshtën në asnjë mënyrë, bile nëse hutbeja e tyre kishte të bëjë qoftë edhe me 8 Marsin, së pari patjetër duhej të flitej për këtë tragjedi, për t’u distancuar prej këtij akti dhe për të dalur para të gjithëve (miqve) të pastër.. Përveç shumicës së popullit, dhe përveç shumë hoxhallarëve, prej këtij vëllau u distancuan edhe familja e tij, të cilët reaguan menjëherë dhe e dënuan rastin në fjalë, dhe e kundërshtuan djalin e tyre para gjithë botës, për mëkatin dhe krimin e bërë kundër miqëve dhe dashamirëve të këtij populli..


Dhe ky reagim, është për t’u habitur...


E pas një kohe të shkurtër, ditët erdhën me rradhë dhe rasti i mësipërm u përsërit edhe njëherë.. Vetëmse ndryshuan figurat!! Në vend të terroristit musliman, ishte një terrorist jomusliman.. Dhe në vend të dy të vrarëve amerikan në Frankfurt, ishte vrasja e dy të vrarëve shqiptarë në Gostivar. A thua si ishin reagimet?! A thua dolën populli maqedon të distancohen prej vrasësit? A thua dolën priftërinjët të flasin nëpër kishat e tyre kundër tij? A thua u distancua prej tij edhe familja e tij? Asnjëherë.. Përkundrazi, dolën me mbrojtje dhe përkrahje ndaj tij, duke u munduar të arsyetojnë gabimin e tij.. E hoxhallarët e mësipërm, të cilët janë të ashpër kundër terrorizmit, kundër vrasjes së njerëzve të pafajshëm, a u dëgjuan kësaj here? Si ishte reagimi i tyre? Ku mbeti ashpërsia e tyre? Apo heshtën dhe u bënë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.. Kështu jomuslimanët, e ruajnë dhe e mbrojnë vëllaun e tyre jomusliman, dhe kështu shumë muslimanë e hudhin dhe e nënçmojnë vëllaun e tyre musliman..

 

Dhe kjo gjendje aktuale, është për t’u habitur...

 

Shkroi: Omer Bajrami

www.omerbajrami.com


Hits: 1285
Comments (6)Add Comment
...
written by mumine, mars 04, 2012
Allahu te shperbleft hoxh i nderuar...keni permendur ngjarjet me te rendesishme,por e pasni haru edhe nja qe esht ma aktuale,ajo qe po ban bashkesia fetare islame ne vendin tone..kredia,kamata, lenia e vakefeve hipotek...a thu ku jan muslimant qe spe ngrejn zanin..selam alejkum Allahu ju shperbleft per punen tuaj
...
written by zarkavi, mars 04, 2012
Mashallah...Allahu te ruajt shejh...Analize bukur e mire
...
written by Ebu Ammar, mars 10, 2012
Allahu te shperblefte hoxhe i nderuar per ket te vertet ,
Allahu te ruajt shejkh ,dhe inshAllah vazhdon edhe ne te ardhmen me shkrime te tilla ....Es selamu alejkum.
...
written by Besmir, mars 10, 2012
Selm alejkum ue rahmetullah i nderuar Hoxhe Omer Bajrami, lus Allahun subhanehu ue te ala te te shperblej ashtu siq din Ai subhanehu ue te ala per qdo sekund te jetes tende qe e kalon (shfrytzon) per kete DIN, (Allahi te ruajt ty dhe Familjen tende) te dhasht te mira ne dunja dhe Xhennetul Firdeusin ne Ahiret, amin amin amin
...
written by Ebu Suhejb, mars 10, 2012
MashaAllah Allahute rujt dhe te forcoft ne hakk hoxh i nderuar
...
written by amari, mars 15, 2012
Selamu Alejkum hoxhe i nderuar, Allahu te rujt ne dunja e ahiret.

Write comment

busy
Përditësimi E mërkurë, 30 Maj 2012 08:49
 

Na ndiqni në:

fb1yt1g1

Seriali: Gjenerata e artë












pjesa11
pjesa12
pjesa13
pjesa14
pjesa15

Parashtro pyetjen tënde!

Lexo - Pyetje & Përgjigje

Video Ligjerata