Komentet e fundit

Shirku modern
tlumt goja do e shperndaj kete
Loja e futbollit
shum bukur hoxh i nderuar kam
Loja e futbollit
Ma shaa Allah shum vargje me v
Mëkatarët në Ditën e Gjykimit
A mund te me tregoni,cka eshte
Loja e futbollit
Wow qfar poezie ju lumt goja h
Pse dalloni ju nga hoxhallarët
Zoti te shperblefte me xhenet
Pse dalloni ju nga hoxhallarët
mashaAllah Allahu te shperblef
Sureja Nuh (E plotë)
mashalla
A bën shirk njeriu që nuk e fa
Selam alejkum! A lejohet nje v
A kam shpërblim për vënien e n
Selam alejkum hoxhë! me fal po

Anëtarësohu



Statistika:

Antarët : 421
Përmbajtja : 465
Nyje : 6
Shikimet e përmbajtjes : 638012

Kush është në linjë?

Kemi 17 vizitorë në linjë
Mëkatarët në Ditën e Gjykimit pdf Shtyp Email
E martë, 29 Maj 2012 00:54


 

Mëkatarët të cilët kanë bërë mëkate të mëdha ndaj Allahut (azzevexhel), në Ditën e Gjykimit janë disa lloje:


-Ata të cilët e kanë fshehur të vërtetën – Thotë Allahu (azzevexhel): “Ata, të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon Allahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë.” (El-Bekarah/159)

 

-Ata të cilëve Allahu (azzevexhel) nuk do t’u flet, nuk do t’i shikoj, nuk do t’i pastrojë prej mëkateve dhe do të kenë dënim të dhembshëm - Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Tre lloje të njerëzve janë që Allahu nuk do t’u flet në Ditën e Gjykimit, nuk do t’i shikojë, nuk do t’i pastrojë prej mëkateve dhe do të kenë dënim të dhembshëm: Plaku lavir (zinaqar), udhëheqësi gënjeshtar dhe i varfëri mendjemadh”.

 

Në një hadith tjetër, Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Tre lloje të njerëzve janë që Allahu nuk do t’u flet në Ditën e Gjykimit, nuk do t’i shikojë, nuk do t’i pastrojë prej mëkateve dhe do të kenë dënim të dhembshëm: Ai i cili i lëshon (zvarritë) rrobat e tij nën nyjen e këmbës, ai i cili lavdërohet vazhdimisht dhe ai i cili e shet mallin e tij duke u betuar rrejshëm”.


Gjithashtu Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Tre lloje të njerëzve janë që Allahu nuk do t’u flet në Ditën e Gjykimit, nuk do t’i shikojë, nuk do t’i pastrojë prej mëkateve dhe do të kenë dënim të dhembshëm: Ai i cili nuk i rrespekton prindërit e tij, gratë të cilat ju përngjasojnë burrave dhe ai që është dejuth (i cili nuk xhelozon për nderin dhe moralin e familjes së tij)”.

 

-Ata të cilët kanë bërë marrëdhënie me gratë e tyre në vrimën anale - Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Ai person i cili bën marrëdhënie me gruan e tij në vrimën anale, në Ditën e Gjykimit, Allahu as që do ta shikojë atë”.

 

-Ata të cilët nuk e kanë dhënë zekatin - Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Nuk ka asnjë person i cili ka pasur pasuri dhe nuk e ka dhënë zekatin, përveçse në Ditën e Gjykimit do t’i vendosen pllaka prej zjarrit të Xhehennemit në shpinën dhe ballin e tij, e pastaj do të zgjasë ajo deri sa Allahu t’i gjykojë të gjithë robërit e Tij, e që një ditë është sa pesëdhjetë mijë vite, e atëherë shihet rruga e tij nëse është për në Xhenet apo për Xhehenem”.

 

-Mendjemëdhenjtë - Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Në Ditën e Gjykimit, kur do të dalin mendjemëdhenjtë para Allahut, do të dalin sikur bubrreca, do t’i kaplojë ata poshtërimi dhe nënçmimi në çdo vend”.

 

-Ata të cilët e kanë ditur të vërtetën dhe e kanë fshehur atë - Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Atij të cilit i bëhet pyetje për një dituri të caktuar, e pastaj ai e fsheh atë, atij atë ditë (në Ditën e Gjykimit) i mbushet goja, i vendoset vula prej zjarri”.

 

-Dyftyrëshit - Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Njerëzit më të këqinj që do t’i shihni në Ditën e Gjykimit janë ata që i kanë nga dy fytyra”.

 

-Ata të cilët kanë qenë të pabesë – Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Për secilin tradhëtarë, në Ditën e Gjykimit ka nga një flamur, do të ju thuhet atyre: “Kjo ëstë tradhëtia që ia ke bërë filanit”.”

 

Dhe mëkatar të tjerë të cilët dalin para Allahut me mëkatet e mëdha të tyre. Allahu na ruajt dhe mos na bëftë prej tyre. Amin

 

(Pjesë e shkëputur nga ligjerata: Llojet e njerëzve në Ditën e Gjykimit)

 

Ligjeroi: Omer Bajrami

Shkroi: Hetem Ibrahimi

www.omerbajrami.com

Hits: 918
Comments (1)Add Comment
...
written by une, maj 09, 2013
A mund te me tregoni,cka eshte vrima anale?

Write comment

busy
Përditësimi E mërkurë, 30 Maj 2012 23:53
 

Na ndiqni në:

fb1yt1g1

Seriali: Gjenerata e artë












pjesa11
pjesa12
pjesa13
pjesa14
pjesa15

Parashtro pyetjen tënde!

Lexo - Pyetje & Përgjigje

Video Ligjerata