Më të rejat
- Mos u anko shumë
- Për këtë shkak, sot jemi aty ku jemi
- Burrëria ndaj bashkëshortes
- Njerëzit e hipokrizisë
- Çka të mbjellësh do të korrësh
- Me datë 27.04.2013 - Tribunë në Liestal (Zvicër)
- Prej 23.04.2013 deri më 03.05.2013 në Liestal - Zvicër
- Përkrah të vërtetën
- Me datë 20.03.2013 - Ligjeratë në Prizren
- Me datë 16.03.2013 - Ligjeratë në Preshevë
Më të lexuarat
- Emërto fëmiun tënd me emër të bukur
- A mund të më tregoni disa emra për vajza?
- A është e vërtetë se në 2012 do të bëhet Kijameti?
- Dyert e Xhenetit
- A lejohet heqja e qimeve të gjoksit dhe barkut?
- Mënyra e plotë e marrjes së guslit
- Tridhjetë gabime në ditët e Bajramit
- A është obligim namazi i Bajramit për femrat dhe si falet ai?
- Albumi - Jeta është e shkurtë
- Cilat janë obligimet e prindit ndaj fëmiut të posalindur?
Anëtarësohu
Statistika:
Antarët : 351Përmbajtja : 469
Nyje : 6
Shikimet e përmbajtjes : 668198
Kush është në linjë?
Kemi 6 vizitorë në linjë| A kam shpërblim për vënien e nikabit me vonesë? |
|
|
|
| E shtunë, 02 Qershor 2012 13:33 |
|
Pyetje: Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Hoxhe i nderuar Allahu te shperblefte per pergjigjet qe na ktheni. E kam nje pyetje: Une kam gati 43 vite dhe tani e kam vendosur nikabin, edhe me heret e kam pasur mbulesen, mirepo tani e kam vene nikabin. Eshte edhe nje moter e cila e ka rastin e njejte. Pyetja ime eshte: A eshte vone dhe a kemi shperblim tek Allahu per kete veprim? Dhe cka mund t’u themi atyre qe na kundershtojne dhe na thojne se tashme jeni te vjetra per nikab? Ma bani hallall.
Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Së pari: Mbulimi i fytyrës është obligim në fenë e Allahut. Në lidhje me këtë, lexo më gjërësisht: A është nikabi farz apo sunet? Dhe çdo obligim i Allahut duhet patjetër të zbatohet. E nëse nuk zbatohet një kohë, nuk don të thotë që të mos zbatohet asnjëherë. Sikur një njeri i cili nuk është falur katërdhjetë vite, nuk don të thotë që ai më mos të falet deri në vdekje, apo sikur një femër e cila ka qenë e zbuluar katërdhjetë vite, nuk don të thotë që ajo më mos të mbulohet asnjëherë..
Së dyti: Zbulimi i fytyrës para të huajve është mëkat ndaj Allahut. Dhe nëse keni qëndruar një kohë me fytyrë të zbuluar para të tjerëve, për këtë duhet të pendoheni tek Allahu dhe të kërkoni falje prej Tij.
Së treti: A keni shpërblim tek Allahu, për këtë hap që e keni marrur? Pa dyshim që keni shpërblim nëse veprimi juaj është i sinqertë vetëm për hirë të Allahut. Dhe vëndimi i nikabit në këtë kohë të fitneve dhe sprovave është një sakrificë e rrallë, të cilën pak prej motrave muslimane janë në gjendje ta realizojnë.
Së katërti: Atyre të cilët ju kundërshtojnë për zbatimin e urdhërit të Allahut dhe praktikimin e sunetit të të Dërguarit të Allahut, mos u kushtoni vëmendje shumë dhe mos u brengosni me fjalët e tyre. Ngase ata të cilët thonë se tashmë është vonë për nikab dhe ka kaluar koha e nikabit për ju, e kështu me rradhë.. ata nuk e bëjnë këtë, përveçse për shkak të injorancës që kanë ndaj fesë së Allahut, apo për shkak të xhelozisë që kanë ndaj asaj që e praktikon dikush tjetër, e që ata nuk janë në gjendje ta praktikojnë.
Allahu e di më së miri. Omer Bajrami 02.06.2012 Hits: 1292 Comments (8)
![]()
...
written by ummu sumeja, qershor 03, 2012
Selam alejkum hogje i nderuar.un e kam vendosur nikabin mirpo ne disa raste psh kur shkoj te agjallaret i zbuloj vetem syt dmth para djemve te tyre si dhe para djemve te halles dhe tezes vetem syt kurse ne rrug e mbuloj ter fytyren.a lejohet nje gje e till a kam mekat per ket veprim pasi qe aty po jan edhe agjallaret dhe me vjen veshtir qe edhe para tyre te rri me fytyr te mbuluar..Allahu ju shperbleft me te mira
...
written by Fa Tuba Lil Ghuraba , qershor 14, 2012
Assalamu ' aalaikum wa rahmatuLLAHi wa barakatahu , barakALLAHu fiika wa xhazzakALLAHu hajr.
A kishet pas mundsi , meja pergjigj ksaj motres Ummu Sumejas , pytje (ne komentin ) , se edhe une jam ne kit situat , edhe kisha pas deshir ta di , qysh esht hukmi ne kit rast a bej mekat nese i zbuloj syt para djemt te mixhes ose halles ... HayakumuLLAH
...
written by Admin-, qershor 18, 2012
Alejkumselam. Zbulimi i syve per shkak te nevojes per te pare rrugen e keshtu me rradhe, eshte i lejuar, qofte ne rruge apo diku tjeter..
Keshtuqe, para djemve te axhallareve, lejohet te zbulohen syte, por nuk lejohet te zbulohet fytyra. Dhe nuk lejohet qe muslimanja t'u flet atyre, pervec nese eshte e mbuluar teresisht, e ka mahremin e saj afer, dhe nese nje gje e tille nuk eshte fitneh per te apo per ata te cileve ju flet ajo.. Allahu e di me se miri.
...
written by robresha e Allahut, shtator 11, 2012
esslemau alejkum hogj i nderuar un kam vendos me ndu nikabin mir por a bon vetem per rrug e jo per ne shpi ose per ne oborr te shpis dhe a e kam gjymnah nese se mbaj mrena ne shpi dhe ne oborr kthema telutem se ka plot prej motrave qe veprojn keshtu
...
written by Muslimane Elhamdulilah, shtator 13, 2012
Selam alejkum
Pyetja ime esht se ne rast se nje moter muslimane esht e mbuluar me hijab po ka deshir me vnu nikabin por burri saj nuk e lejohn ta vnon nikab edhe se burri saj falet etj. si duhet te veproj ajo moter?? Ju faleminderoj per pergjigjjen. Allahu xh.sh ju shperbleft. Selam alejkum
...
written by Omer Bajrami, shtator 19, 2012
Alejkumselam Robresha e Allahut. Nese ne shtepi nuk te sheh dikush prej burrave te huaj, nuk ke nevoje te vendosh nikab. Ngase nikabi vendohet per te mbuluar fytyren prej burrave te huaj. E nese ne shtepi te sheh dikush prej familjareve qe nuk ju takon te te shohin, atehere ka mekat para Allahut. Por nese nuk mund te arrish kete, atehere se paku mos te dalesh ne rruge me fytyre te zbuluar, ngase mekati per kete eshte edhe me i madh.
Edhepse me mire eshte te mbulohesh vetem ne rruge (me nikab), se sa mos ta vendosh ate fare. Andaj, mundohu dhe ki frke Allahun sa te keshe mundesi.
...
written by Omer Bajrami, shtator 19, 2012
Alejkumselam Muslimane. Nese burri e pengon motren ne fjale per ta venduar nikabin, ajo duhet te mundohet qe ta binde burrin e saj, pasiqe eshte prej atyre qe e fale namazin, dhe mund ta kuptoje nje gje te tille. E nese burri kembengul, atehere urdheri i Allahut ka perparesi mbi te gjithe urdherat tjere. Le te mbulohet dhe le t'i mbeshtetet Allahut.
... written by Muslimanka, prill 30, 2013
Selam alejkum hoxhë! me fal por Allahu ka urdheru te mbulohet trupi (perpos fytyres dhe duarve) nuk kuptoj si mundet me pas mekat nese nuk mbulohet me nikab?
dua ta di a eshte me te vertet obligim me vnu nikabin a po jo? Pse te gjithë thojn mendimet e ndryshme njeriu nuk po din mo kon me e ndegju e kon mos me e ndegju... dhe se a do me than qe une nuk jam me (nikab) po boj mekat qe po shkoj prshmb. ne shkoll me fytyr te zbuluar? mos me keqkuptoni vetem se po du me dit rreth ksaj teme! Selam alejkum Write comment
|
| Përditësimi E shtunë, 02 Qershor 2012 13:35 |

















