Komentet e fundit

Njerëzit e hipokrizisë
MashaAllah, Allahu ju ruaj hox
A lejohet shkuarja në shëtitje
selam alejkum, Allahu ju shper
Mos ia kthe shpinën Kur'anit
Eselamu alejkum hoxhe i nderua
A është e vërtetë se në 2012 d
shume mir e kini valla askush
Pa namaz nuk ka shpëtim
ju lumt te gjithve allahu ju m
A duhet të shqiptohet nijeti p
Selamu alejkum hoxhe i nderuar
Shpresa e gjatë
e bukur kjo
Motra e përparuar
shum e bukur
Për këtë shkak, sot jemi aty k
Selamu alejkum ja shejh.. Al
A lejohet femra t'i heqë qimet
Allahu ju shperbleft

Anëtarësohu



Statistika:

Antarët : 351
Përmbajtja : 469
Nyje : 6
Shikimet e përmbajtjes : 669415

Kush është në linjë?

Kemi 13 vizitorë në linjë
Pyetje & Përgjigje rreth agjërimit - Ramazani 2012 pdf Shtyp Email
E enjte, 19 Korrik 2012 19:49

 

 

Vëllezër dhe motra të nderuara, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, do të keni mundësi këtu (te komentet) t'i parashtroni pyetjet e juaja rreth agjërimit, ndërsa hoxha i nderuar Omer Bajrami do të mundohet në mënyrë sa më të shpejtë dhe sa më të qartë të ju përgjigjet pyetjeve të juaja.

 

www.omerbajrami.com

Hits: 4305
Comments (187)Add Comment
...
written by Atdheu, korrik 20, 2012
selam alejkym desha te pys diqka baba im nuk agjeron asniher edhe nuk e kryn namazin, a ben qe per mos agjerimin un te paguaj nje te varfur qe nuk agjeron baba im apo si ka mundsi te veprojm ne ket menyr nese ka mundsi ma kthen nje sms dhe nje pergjigje selam alejkym zoti naj pranoft agjerimin inshalla
...
written by Omer Bajrami, korrik 20, 2012
Alejkumselam Atdheu. Jo vella, nuk mund te paguash ti per prindin tend, perderisa ai nuk e fale namazin dhe nuk e agjeron Ramazanin pa ndonje arsye. Ti mund te besh dua per te qe Allahu ta udhezoje ne rruge te drejte. Ndersa pagesa e nje ushqimi per te varfer, behet per persona te caktuar, te cilet nuk kane mundesi te agjerojne.
...
written by ..., korrik 20, 2012
zoti te shperbleft per ket pun qe pe ben masi te falen taravit dhe vitri ne gjami a ben te behet namaz nate nej ligjerat te nje hoxhe aje tha qe nuk ka mas vitrit namaz nate si me ndoni ju per ket selam alejkym
...
written by Artani, korrik 20, 2012
Selam alejkum hoxh,nese femra qe eshte me hajd gjat dites i ndalet hajdi,a duhet ta agjeroj pjesen e dites qe ka mbet deri ne iftar,nese po a duhet pastaj qe ta kompenzoj gjithashtu ket dit ?
...
written by Omer Bajrami, korrik 20, 2012
Alejkumselam. Po, vitri duhet te jete namazi i fundit, dhe ai qe deshiron te falet naten, duhet qe ta lere vitrin ne fund te namazit te tij. Por, nese dikush e fale vitrin, dhe pastaj nuk e merr gjumi, apo e nderron mendjen dhe deshiron te fale edhe ndonje rekate me vone, ka te drejte te fale, duke mos e falur vitrin edhe njehere.
...
written by Omer Bajrami, korrik 20, 2012
Alejkumselam Artan. Nese femra eshte me hajd, nuk ka agjerim per te, dhe diten e paagjeruar per shkak te hajdit, duhet ta kompenzoje me nje dite pas Bajramit.
...
written by Ebu Mu'adh, korrik 20, 2012
A lejohet qe gruaja shtatzane te agjeroje, nese e sheh se agjerimi nuk i shkakton lodhje dhe mundime, por qe nuk e din nese agjerimi i saj e demton foshnjen brenda, duke pasur parasysh se tash ne kete kohe, ku eshte shume nxehte dhe ku duhet te qendroje shume ore pa ngrene dhe pa pire. Ju kishim lutur ca keshilla rres kesaj, se si duhet vepruar ne kete rast dhe cila eshte me e pelqyer?
...
written by Omer Bajrami, korrik 20, 2012
Ebu Mu'adh - Nese gruan shtatzene e demton agjerimi, ose e demton femiun ne barkun e saj, atehere me mire per te eshte te mos agjeroje, por (si kompenzim) te ushqeje nga nje te varfer per ditet e paagjeruara. Ndersa nese agjerimi ate nuk e demton dhe nuk e pengon fare, dhe ne baze te keshillave te mjekes se saj, femiu nuk demtohet ne ndonje menyre per shkak te agjerimit te saj, atehere me mire per te eshte qe te agjeroje dhe mos ta prishe ate.
...
written by Robresha e Allahut , korrik 21, 2012
Selamalejkum deshta me ju pyt per grat a esht me mire qe namazin tarawise me fal ne xhami apo ne shtepi? Allahu ju forcoft dhe ua pranoft ibadetin ne kete muajt te shejnte. Selamalejkum.
...
written by Omer Bajrami, korrik 21, 2012
Alejkumselam Robresha e Allahut. Motra muslimane ka te drejte te dale ne xhami, ne Ramazan apo jashte Ramazanit. Por namazi i saj ne shtepi, ka shperblim me te madh sesa ai ne xhami. Andaj nese mundet ta fale namazin e teravise ne shtepi, qofte edhe me Kur'an ne dore, nese nuk di shume sure, eshte me mire per te. Por nese del ne xhami, qe ta fale namazin me gjate dhe me xhemate, namazi i saj eshte ne rregull. Allahu e di me se miri
...
written by Erion, korrik 21, 2012
Eselamu alejkum hoxhe i nderuar. A me prishet agjerimi nese perdori parfum? Allahu ju shperbleft per punen qe e beni, prej dites qe kam fillu te hy ne kete faqe kam mesuar shum gjera, Allahu ju rujt. Eselamu alejkum.
...
written by Omer Bajrami, korrik 21, 2012
Alejkumselam Erion. Jo,nuk prishet agjerimi nese perdore parfum. Allahu ju shperblefte edhe juve dhe ua shtofte diturine e dobishme. Amin
...
written by dilara, korrik 21, 2012
All-llahu ju shperbleft hoxhë i nderuar me Xhennetin Firdaus per pergjigjet qe na i ktheni...
...
written by astrid, korrik 21, 2012
hoxhe i nderuar desha me te pyt pse sabahu po falet menjiher mas imsakit a ne imsak po shkrun se shum ma von osht sabahu a lejohet me fal edhe pse nuk osht koha e tij mas imsakut
...
written by Omer Bajrami, korrik 21, 2012
Astrid - Cdo here ne Ramazan behet problematike ceshtja e namazit te sabahut. Namazi i sabahut duhet te falet ne kohen e tij, dhe jo para kohe. Dhe nese falet para kohe, ai namaz nuk eshte i pranuar. Andaj, per kete ceshtje duhet te konsultoheni me dike prej hoxhallareve te sunetit, te cilet i keni afer, ngase une nuk mund te dij sakte ne cfare kohe eshte koha e sabahut ne vendin tuaj. Degjo ne lidhje me kete, ligjeraten: Gabimet ne Ramazan.
...
written by Ehij, korrik 21, 2012
Eselamu alejkum hoxhe i nderuar. A lejohet qe gjat agjerimit te perdorim miswakin.All-llahu ju shperbleft hoxhë i nderuar me Xhennetin Firdaus.
...
written by Omer Bajrami, korrik 21, 2012
Alejkumselam Ehij. Po, lejohet gjate agjerimit te perdoret misvaku. Amin, gjithashtu dhe juve Allahu ju shperblefte.
...
written by ..., korrik 21, 2012
Es-Selamu Alejkum hoxhe i nderuar Allahu ju shperblefte per punen qepo e beni,sa rekate i kane teravit a duhet falur ka dy rekate dhe a bone me u fal me sure te vogla pasi falem ne shtepi...Allahu ju shperblefte
...
written by shpendi, korrik 21, 2012
selam alejkum hoxhe a bon mu pastru agjerushem
...
written by Omer Bajrami, korrik 21, 2012
Alejkumselam. Po, rekatet e teravise i ndane dy nga dy (dmth. ne cdo dy rekate jep selam). Dhe mund te falesh tete rekate, njezet rekate, apo edhe shume. Varesisht prej mundesive qe ke.
...
written by Omer Bajrami, korrik 21, 2012
Alejkumselam Shpendi. Po, lejohet pastrimi duke qene agjerueshem, dhe lejohet shperlarja e gojes, duke pasur kujdes mos te shkoje uji ne fyt. Ndersa larja e trupit ne pergjithesi, eshte e lejuar dhe nuk ka ndonje ndalese ne te.
...
written by Daut, korrik 22, 2012
Cilet dua i ka perdorur Muhammedi salallahu alejhi ue selem gjat muajit te Ramazanit!
...
written by Omer Bajrami, korrik 22, 2012
Daut - Duate e iftarit te cilat kane ardhur ne transmetime, disa prej dijetareve i kane llogaritur te gjitha te dobeta, ngase ne te gjitha transmetimet ka dobesi, e disa i kane ngritur ne shkallen e hadithit te mire. Keshtuqe, prej duave qe mund te besh ne iftar, eshte: Allahume inni es'eluke birahmetike leti vesiat kule shej', en tagfirali. Ose: (pasi te besh iftar) Dhehebe dhameu vebteletil uruku ve thebetel exhru inshaAllah. Gjithashtu ne prag te iftarit mund te besh dua te pergjithshme ne gjuhen shqipe, ngase duate ne ate kohe jane te pranuara.
...
written by Edon, korrik 22, 2012
Esselamun a'lejkum hoxhe i nderuar,kisha dashur te di me shume rreth se kur hyne koha e namazit te sabahut,nekohesishte edhe perfundimi i kohes se syfyrit.Per shkak se,kam bere disa hulumtime ne internet dhe aty kam gjetur se syfyri perfundon kur ne agimin e dyte ngase ai i pari eshte agim i rrejshem,si dukej kjo ishte e argumentuar me hadith.Prandaj jam hoxhe kom nje koklavitje se sa min. pas syfyrit falet namazi i sabahut,ngase ketu ne Kosove falet diku 18min pas imsakut,ndersa kam shikuar qiellin por per kete periode kohore nuk shiheshin shenjat e agimit,dhe kjo ka ndodhur disa nete.JazakAllahu hajran
...
written by Omer Bajrami, korrik 22, 2012
Alejkumselam Edon. Koha e imsakut eshte ne momentin qe paraqitet agimi i vertete dhe jo agimi i rrejshem. Dhe ne kete kohe hyn koha e namazit te sabahut. Ndersa agimi i rrejshem nuk luan ndonje rol ne lidhje me imsakun apo namazin e sabahut. Agimi i rrejshem eshte zbardhja ne qiell nga ana vertikale, dhe pas nje kohe drita e tij humbet. Ndersa agimi i vertete eshte zbardhja ne anen horizontale, dhe drita e tij vetemse shtohet. Dhe ne momentin qe verehet vija sikur peri i bardhe dhe i zi, atehere eshte koha e imsakut, nderpritet ushqimi dhe pija, dhe fillon koha e namazit. Dhe nuk ka minuta te caktuara ndermjet imsakut dhe sabahut, por ne momentin qe eshte imsaku, ne ate moment eshte koha e namazit te sabahut.

Gjithashtu ne lidhje me kete, degjo ligjeraten: Gabimet ne Ramazan.
...
written by bleroni, korrik 22, 2012
selam alejkum nese qohesh han syfyr por njet ke haru me ba a pranohet agjerimi. por edhe nese te kujtohet diten a me ba qatehere kur te kujtohet
...
written by Omer Bajrami, korrik 22, 2012
Alejkumselam Bleroni. Nese cohesh te hashe syfyr per te agjeruar, ky eshte nijeti i agjerimit te asaj dite dhe agjerimi eshte ne rregull. Nijeti nuk ka nevoje te shqiptohet, por ai behet me zemer.
...
written by anonime, korrik 22, 2012
Selam Alejkum.Un kam degjuar se ne muajin e bekuar te Ramazanit grate eshte me mire te falen ne shtepi se sa ne xhami por un deshiroj qe qdo dite te falem ne xhami. desha te sigurohem se a eshte me mire te falem ne xhami?
...
written by Omer Bajrami, korrik 22, 2012
Alejkumselam Anonime. Motra muslimane ka te drejte te dale ne xhami, ne Ramazan apo jashte Ramazanit. Por namazi i saj ne shtepi, ka shperblim me te madh sesa ai ne xhami. Andaj nese mundet ta fale namazin e teravise ne shtepi, qofte edhe me Kur'an ne dore, nese nuk di shume sure, eshte me mire per te. Por nese del ne xhami, qe ta fale namazin me gjate dhe me xhemate, namazi i saj eshte ne rregull. Allahu e di me se miri
...
written by MashALLAH , korrik 23, 2012
ata qe punojn ndertimtari (40 grad) a jan te falur nga RAMAZANI?
...
written by Omer Bajrami, korrik 23, 2012
MashAllah - Ata qe punojne ne muajin e Ramazanit dhe e kane punen e veshtire, ose duhet te marrin pushim gjate ketij muaji, ose duhet te shkurtojne orarin e tyre, ne menyre qe te kene mundesi te agjerojne. Ndersa prishja e agjerimit per shkak te punes, nuk eshte e lejuar.
...
written by pagesa per agjerim, korrik 23, 2012
es selamu alejkum. a lejohet qe ne vend te pageses me para, me ftu njerez ne iftar (psh. disa njerez per nje ifar), dhe nese ata nuk jane te varfer a llogaritet kjo pages kur agjerusi per shkak te pleqeris nuk eshte ne gjendje me agjeru.apo eshte me mire pas ramazanit mi dergu parat ne xhami.
...
written by Omer Bajrami, korrik 23, 2012
Alejkumselam. Nese keni dite te cilat nuk i keni agjeruar, dhe duhet t'i kompenzoni ato me ushqim per te varferit, lejohet qe t'i ftoni disa te varfer ne iftar, dhe t'i ushqeni ata me ushqimin e pergatitur. Ndersa nese mysafiret nuk jane te varfer, atehere nuk eshte ne rregull kompenzimi, ngase kompenzimi duhet te behet me ushqim ndaj te varferve. Gjithashtu nuk eshte ne rregull te jepen parate ne xhami, per te kompenzuar agjerimin, por duhet te shperndahet ushqim dhe jo te holla. E nese xhamia ben organizimin e shperndarjes se ushqimit ndaj te varferve, qofte edhe pas Ramazanit, atehere eshte ne rregull dhe kompenzimi eshte i pranuar.
...
written by Sa`ad, korrik 23, 2012
eSSelamu alejkum shejh. Allahu te shperbleft per punen ce po e ban.Deshta me e dit se si esht gjendja e atij qe e prish agjerimin me qellim? Si duhet ta kompenzon(Nese kompenzohet) dhe cili eshte denimi per ato?
...
written by fatime, korrik 23, 2012
esselamu alejkum Allahu te shperbleft per punen ce po e ban.nese axheron dhe falesh por pasi te falesh veshesh shkurt a esht kjo e drejt dhe a tu zihet.
...
written by Ummu Khalid, korrik 23, 2012
selamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu . A prishet agjerimi nese perdorim barna supozitore ?
...
written by Ebu Amar, korrik 23, 2012
esselamu alejkum we rahmetullah hoxh.
Nese nuk arrin namazin e jacis me gjemat ne xhami, a lejohet qe te pritesh pak deri sa te filloj hoxha taravit ose nese ai i ka fillu taravit, na me njet me fal namazin e jacis duke e dite qe ata jan tu e fal namazin e taravive. Allahu te shperbleft me te mira.
...
written by Omer Bajrami, korrik 23, 2012
Alejkumselam Sa'ad. Ai qe e prishe agjerimin me qellim, ka rene ne nje prej mekateve te medha. Dhe nese e prishe ate duke pasur marredhenie intime me bashkeshorten, atehere duhet te agjeroje 60 dite panderpre, e nese nuk ka mundesi, atehere te ushqeje 60 te varfer. E nese e prishe duke ngrene apo pire me qellim, ate nuk mund ta kompenzoje asnjehere, por duhet te pendohet tek Allahu. Ndersa nese e prishe duke vjellur me qellim, atehere ate dite duhet ta kompenzoje me nje dite pas Bajramit.
...
written by Omer Bajrami, korrik 23, 2012
Alejkumselam Fatime. Nese muslimanja falet dhe agjeron, atehere namazi dhe agjerimi i saj duhet ta permiresojne ate. Dhe nese nuk eshte e mbuluar, duhet te mbulohet dhe t'i nenshtrohet Allahut. E nese del e zbuluar, atehere ben nje prej mekateve te medha ndaj Allahut. Por nese (pas namazit apo agjerimit) del e zbuluar, namazi dhe agjerimi i saj nuk prishet, porse per kete ka mekat para Allahut.
...
written by Omer Bajrami, korrik 24, 2012
Alejkumselam Ummu Khalid. Jo, nuk prishet agjerimi nga perdorimi i barnave supozitor, ngase ato nuk hyjne ne kategorine e hajeve apo pijeve. Keshtuqe, nese perdoren gjate agjerimit, agjerimi eshte ne rregull.
...
written by Omer Bajrami, korrik 24, 2012
Alejkumselam Ebu Amar. Nese arrin ne namazin e teravise, ndersa nuk e ke fale jacine, mund te besh nijetin e jacise, kur imami fale teravine. Ngase nuk eshte kusht qe te jete i njejti nijeti i imamit me nijetin e xhematit.
...
written by ..., korrik 24, 2012
Eselamu alejkum hoxhe,A lejohet me than duan e iftarit shqip apo duhet me than arabisht.
...
written by ....., korrik 24, 2012
Selam Alejkum deshta me ju pyt se pasi qe akoma nuk di tlexoj kuran qfar lloj te ibaderit mundem me be gjat kti muaji po pse jo edhe gjat muajve tjere? Allahu ju shperbleft me Xhennetul Firdews.
...
written by beni, korrik 24, 2012
selam alejkum a prishet agjerimi nese shan dikend
...
written by Omer Bajrami, korrik 24, 2012
Alejkumselam. Po, lejohet te thuash duane e iftarit ne gjuhen shqipe. Ne lidhje me duane e iftarit lexo nje pergjigje pak me larte.
...
written by Omer Bajrami, korrik 24, 2012
Alejkumselam. Gjate muajit te Ramazanit, mund te besh ibadete te shumta. Nese nuk di te lexosh Kur'an, mundohu qe ti falesh teravite rregullisht, te besh dhiker, te besh dua, te japesh sadaka, te ndihmosh dike qe ka nevoje, t'ia falesh dikujt qe te ka be padrejtesi, te lexosh libra te dobishme, te degjosh ligjerata, e keshtu me rradhe..
...
written by Omer Bajrami, korrik 24, 2012
Alejkumselam Beni. Jo, agjerimi nuk prishet nese e shane dikend, porse per ate sharje ka mekat para Allahut. Andaj duhet muslimani te mundohet ta pastroje gjuhen e tij prej fjaleve te tilla, sidomos gjate ketij muaji te bekuar.
...
written by ahmet, korrik 24, 2012
Esselamu Alejkum.Dashta ni pytje hoxh i nderuar.Nese njeriu eshte i semur prej sheqerit dhe e mer isolinen a prishet aggjerimi?
All-llahu ju shperbleft per punen e palodhshme qe po e beni.
...
written by Omer Bajrami, korrik 24, 2012
Alejkumselam Ahmet. Barnat qe merren drejtperdrejt ne trup dhe nuk futen ne goje, dhe nuk jane ushqyese, nuk e prishin agjerimin. Ndersa barnat qe merren nepermjet gojes, ose jane ushqyese e prishin agjerimin.
...
written by albulena, korrik 24, 2012
I nderuar hoxhe,a duhet me agjeru ni person i cili osht ne udhtim 2000 km larg Kosoves, dhe gjate udhtimit qdo dite i kalon rreth 60 km ne ditje ne udhtime lokale. Faleminderit.
...
written by Ummu Rumejsa , korrik 24, 2012
Es-selamu alejkum we rahemtullahi we berekatuhu hoxhe i nderuar ..Ne rradhe te Pare ju uroj nga zemra urime Ramazanin ...All-llahu jua pranofte veprat e mira dhe jua shtofte devotshmerin dhe jua lehtesofte kete muajt te bekuar te agjerimit .Une desha te prashtroj nje pyetje .Une jetoj me banim ne Angli dhe ketu koha e lenjes se syfyrit eshte ne oren 2:39 te mengjesit ,ndersa lindja e diellit behet 5:05 minuta . Tani pyetja ime eshte : Si duhet une qe ta kuptoj kete hadith Sehl ibën Sead (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë: "Kur zbriti ky ajet: "hani e pini derisa të dallohet qartë peri i bardhë nga peri i zi në agim", ai që donte të agjëronte, lidhte në këmbën e tij një fije peri të bardhë dhe një të zezë, dhe vazhdonte duke ngrënë e pirë deri sa u qartësonte shikimi i tyre. Atëherë Allahu zbriti ajetin: "në agim", dhe e kuptuan pastaj se qëllimi ishte për ditën dhe natën. Buhariu (4/114) dhe Muslimi (1091).

Ndersa tek ne ne ate orar eshte erresire krejt ,une dhe bashkshorti im ,kemi vepruar ne nje menyre tjeter ,kemi ngren buke deri ne oren 3:45 kur e kemi pare qe ka filluar te zbardhoj pak ,a kemi hyre ne gjynah apo jemi ne rregulle ,ju kerkoj per hire te All-llahut qe tma sqaroni mire kete gje sepse nuk duam qe te marrim gjynah nga vonimi i syfyrit.Ma ben hallall es-selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu
...
written by Omer Bajrami, korrik 25, 2012
Alejkumselam Albulena. Nese personi ne fjale eshte udhetar, ka te drejte te mos agjeroje. Por nese eshte 2000 km larg, dhe ka shkuar atje qe te jetoje dhe punoje, dhe ka vendqenrimin dhe banesen e tij, atehere ai nuk eshte udhetar dhe duhet te agjeroje. Dhe nese per cdo dite udheton ne udhetime te shkurtera dhe afer, edhe nese km e tij arrijne ne 60, ai duhet te agjeroje dhe mos ta prishe agjerimin.
...
written by Omer Bajrami, korrik 25, 2012
Alejkumselam Ummu Rumejsa. Sa i perket kohes se imsakut ne ora 2:39 ne vendin tuaj, duhet te dijme se kush e ka caktuar ate kohe. Dhe nese ka ndonje organizim te mirefillte, ku hoxhallaret kane dalur dhe e kane pare kohen sakte, atehere duhet te qendroni me ate imsak te cilin ata e kane caktuar. Edhe nese per ju duket qe eshte heret, ka mundesi qe ajo te jete koha e imsakut, ngase per ta dalluar kohen e imsakut, duhet te dini disa gjera te caktuara, te cilat i kemi permendur ne nje pergjigje me larte, ne lidhje me imsakun.

Ndersa nese ju keni dalur dhe keni shikuar kohen e sabahut, dhe keni verejte se nga ana e lindjes nuk eshte zbardhur ne menyre horizontale fare, atehere keni te drejte te vononi syfyrin deri kur te filloje te zbardhet dhe te dallohet peri i bardhe nga peri i zi (drita dhe terri).

E nese keni dyshime per kete, atehere me mire te nderpreni syfyrin me heret, dhe te punoni ne baze te kalendarit qe e keni, duke e lene pergjegjesine mbi ata te cilet e kane punuar ate. Allahu e di me se miri.

Gjithashtu ne lidhje me kete, degjo ligjeraten: Gabimet ne Ramazan.
...
written by arife, korrik 25, 2012
esselamu alejkum kam nje pyetje: a lejohet pastrimi i trupit ne ramazan dmth larja e trupit dhe a prishet agjerimi? Zoti ju shperbleft.
...
written by Omer Bajrami, korrik 25, 2012
Alejkumselam Arife. Po, lejohet pastrimi duke qene agjerueshem, dhe lejohet shperlarja e gojes, duke pasur kujdes mos te shkoje uji ne fyt. Ndersa larja e trupit ne pergjithesi, eshte e lejuar dhe nuk ka ndonje ndalese ne te.
...
written by i huaji, korrik 25, 2012
esselamu alejkum hoxhe i dashur Allahu te ruajt e te dhashte te mira ne dunja e ahiret. te dojme per hir te Allahut. deshta te pyes ne lidhje me kohen e syfyrit, ju keni dhan sqarime ne pyrtjet e me hershme por une jetoj ne evrop dhe ketu ku jetoj une asht veshtir te shifet qielli perkatesish dallimi ndermjet perit te zij dhe te bardh. mua me shqeteson puna e namazit te sabahit andaj ne pa mundesi per te par dhe verejt perin(driten horizontale) une ju kam mbeshtet takvimit si zgjidhje me e leht si duhet te veproj, pasi asht ramazani im i pare jasht kosove Allahu ju ndihmofte.
...
written by Omer Bajrami, korrik 25, 2012
Alejkumselam I Huaji. Allahu te dashte dhe te shperblefte. Ceshtjen e imsakut e kane pergjegjesi hoxhallaret ne cdo vend, qe tua bejne me dije popullit se kur te nderpritet ushqimi, dhe kur te falet sabahu. Dhe falja e namazit te sabahut para kohe, eshte nje fatkeqesi e madhe per te gjithe. Megjithate, nese nuk ke zgjidhje tjeter, atehere ushqimin nderpreje me takvimin qe e ke, ndersa sabahun fale pak me vone ne menyre qe mos te jete falja e tij para kohe, dhe mundohu te gjeshe ndonje hoxhe te sunetit ne vendin qe je, dhe te te ndihmoje ne lidhje me kete ceshtje.. Nese jo, pergjegjesia me e madhe ju mbetet atyre te cilet kane mundesi te veprojne ate qe eshte e nevojshme, dhe nuk e bejne ate per shkak te mosinteresimit te tyre ne lidhje me ibadetin e muslimaneve. Allahu e di me se miri.
...
written by atdheu, korrik 25, 2012
selam alejkym ae prish agjerimin nese vjell pa qellim selam alejkym
...
written by Omer Bajrami, korrik 25, 2012
Alejkumselam Atdheu. Nese vjelle pa qellim, nuk e prishe agjerimin. Ndersa nese e ben ate me qellim, atehere agjerimi prishet, dhe duhet te kompenzohet me nje dite pas Bajramit.
...
written by muslimane, korrik 25, 2012
Eselamu alejkum hogje. Nese jacin nuk e fali me kohe dmth me mbesin edhe teravit pa falur, si te veproj ne kete rast alejohet vonimi i teravive.
...
written by Omer Bajrami, korrik 26, 2012
Alejkumselam Muslimane. Nese nuk e fale jacine ne fillim te kohes, dhe e fale me vone, eshte ne rregull, dhe teravine e fale pastaj pas jacie. Dhe vonimi i teravise nuk prishe gje, ngase teravia mund te falet kur te jete mundesia brenda nates, dhe nuk eshte patjeter te falet menjehere pasi te thirre jacia..
...
written by Ummu Esma, korrik 26, 2012
selamun alejkum we rahmetullahi we bereketuhu. Pasi gruas me hajd i lejohet te lexoj Kuran , a duhet qe dikush t'ia shfletoj fletat e Kuranit , apo ka te drejt qe vet ajo ta beje nje gje te tille ?
Allahu ju shperblefte.
...
written by Omer Bajrami, korrik 26, 2012
Alejkumselam Ummu Esma. Shumica e dijetareve jane te mendimit se nuk lejohet prekja e Kur'anit duke qene me hajd, ndersa une i takoj mendimit te pakices, te cilet e lejojne nje gje te tille. Dhe mendoj qe nuk mjaftojne argumentet per ta ndaluar ate. Allahu e di me se miri.
...
written by egzon, korrik 26, 2012
selam aljekum a e prishim kur jem duke axhnu nese na del dikun gjak dhe a lejohet ta shperlajm gojen duke axhnu?
...
written by Omer Bajrami, korrik 26, 2012
Alejkumselam Egzon. Jo, nuk prishet agjerimi nese rrjedh gjak ne trup, dhe lejohet shperlarja e gojes duke qene agjerueshem, vetemse duhet pasur kujdes mos te arrin uji ne fyt.
...
written by Abdus-Samed, korrik 27, 2012
Selamun Alejkum. Babai im ka probleme me frymemarjen, dhe ndonjehere i zihet fryma, saqe duhet ta perdore nje pompe e cila i jep ajer, d.m.th. ajri deperton ne fyt, por ai eshte vetem ajer e asgje tjeter? A prishet agjerimi ne kete rast?
...
written by Omer Bajrami, korrik 27, 2012
Alejkumselam Abdus-Samed. Perdorimi i nje gjeje te tille per njerezit te cilet kane problem me frymemarrje eshte i lejuar, dhe nuk e prishe agjerimin. Agjerimi i tyre me lejen e Allahut eshte ne rregull.
...
written by Erion, korrik 27, 2012
Selamu alejkum hoxhe i nderuar. Nese krejt ditet e agjerimit i qeli me hurma, a duhet me pagujt fitra ma shum apo eshte njejt sikur me qel me uje iftar. Allahu ju rujt dhe ju shperbleft me te mirat e Tij.
...
written by Omer Bajrami, korrik 27, 2012
Alejkumselam Erion. Jo, fitrat duhet ti paguash njejte, sikur te fillosh me uje apo me hurma, dhe nuk ka ndonje dallim.
...
written by EbuAbduRrahman, korrik 28, 2012
Selam alejkum hoxh i nderum.Allahu trujt e tshperbleft me tmirat e Tij.Cila eshte koha e hyrjes dhe daljes ne itikaf ?
...
written by Omer Bajrami, korrik 28, 2012
Alejkumselam EbuAbduRrahman. Pejgamberi salallahualejhi veselem ka qendruar ne itikaf dhjete netet e fundit. Ka hyre ne naten e 21 te Ramazanit, para se te perendoje dielli (sipas shumices se dijetareve), dhe ka dalur ne diten e fundit te Ramazanit pas perendimit te diellit.
...
written by gurbet, korrik 28, 2012
salam alajkum hoxh i nderuar, a i takon grujes te agjeron , nese i jep foshnjes te posalindur tomel, Allahu ju shperbleft.
...
written by Omer Bajrami, korrik 28, 2012
Alejkumselam Gurbet. Nese gruaja e cila e ka femiun ne gji, ka mundesi te agjeroje, dhe femiu mjaftohet me qumshtin e saj, atehere duhet te agjeroje. Ndersa nese femiu eshte i vogel, dhe nuk mund te haje gje tjeter, dhe mbetet pa qumsht, atehere gruaja mund te mos agjeroje gjate asaj kohe, dhe per cdo dite te prishur e paguan nga nje ushqim per nje te varfer.
...
written by Ebu Abdullah, korrik 29, 2012
Esselamu alejkum hoxh. ma bon hallall hoxh qe po te thom pasi ti je hoxh edhe e din ma mir po a nuk osht dispozita qe kush nuk e agjeron nje dit me arsye nese ka mundesi me von me agjeru ateher e agjeron e nese eshte me semundje qe nuk shpresohet sherim per te ateher pagun per ato dit qe ka len pa agjeru.

Nje pytje, tash mas taraviav dmth qe falet vitri , a ma mir hoxh dmth sevapi a osht ma i madh nese e falim me hoxhen, pastaj falem ne shpi sa te duam dmth qe lejohet pas vitrit mu fal, apo ma mir mos me fal vitrin, e pastaj falmi nshpi, e vitrin e lejm te fundit. Allahu ju shperbleft
...
written by Ummu Sumeja, korrik 29, 2012
Selamu alejkum we rahmetullah hoxhe. Kam nje pyetje per ceshtjen e menstruacioneve. Tash per ramazan e kam ba nijet per me e bo hatme Kuranin, por gjat kohes kur me vijn menstruacionet nuk kam mundesi me lexu. Kjo d.m.th. qe une 1jav dit do mbes pa lexu Kuran. A me lejohet mua qe gjat ketyre diteve me lexu Kuranin me doreza per me e ba hatmen. Kam frig qe nuk kam me mujt me mri per me e kry. Allahu ju shperbleft.
...
written by Omer Bajrami, korrik 29, 2012
Alejkumselam Ebu Abdullah. Ne lidhje me ate qe eshte i semure, vlen ajo qe keni permendur. Ndersa shtatzena dhe gjidhenesja nuk jane te semure, por kane arsye tjeter. Dhe per kete dijetaret jane ndare ne 5 mendime. Ndersa une anoj kah mendimi i atyre te cilet thone se per cdo dite duhet te paguaj nga nje ushqim per te varferit. Ky eshte mendimi i Abdullah ibn Abasit dhe Abdullah ibn Omerit (radijallahuanhuma).

Ndersa sa i perket namazit te teravise, me mire eshte te qendrosh me imamin deri ne fund, qe te arrish shperblimin sikur te ishe falur tere naten. E nese don qe te falesh pastaj perseri, atehere mund te falesh, edhepse vitri nuk mbetet i fundit per ty. Ose kur te jep selam imami ne viter, mund te ngritesh dhe te falesh edhe nje rekate, dhe te llogariten dy rekate nafile, dhe pastaj pasi te falesh ne shtepi, ne fund e fale vitrin. Allahu e di me se miri.
...
written by Omer Bajrami, korrik 29, 2012
Alejkumselam Ummu Sumeja. Nese femra eshte me menstruacione, ka te drejte te lexoje Kur'an sipas mendimit me te sakte te dijetareve, edhepse shumica e dijetareve e ndalojne ate.. une i takoj mendimit qe e lejon nje gje te tille. Andaj, them se mund te lexosh Kur'an dhe te vazhdosh hatmen edhe ne ate gjendje, dhe te perfundosh ate gjate Ramazanit.. Allahu e di me se miri.
...
written by muslima, korrik 29, 2012
Esselamu alejkum,hoxhe i nderuar.mua nga muaji i kaluar i Ramazanit me ka mbetur edhe nje dite pa e kompenzuar.qfare duhet bere ne kete rast?Allahu ju shperbleft.
...
written by Omer Bajrami, korrik 29, 2012
Alejkumselam Muslima. Ate dite qe u ka mbetur pa e kompenzuar, duhet ta kompenzoni pas Bajramit. Dhe nese e keni vonuar ate pa ndonje arsye, duhet te kerkoni falje tek Allahu. Ndersa nese keni pasur arsye per vonesen, atehere e kompenzoni dhe cdo gje eshte ne rregull inshAllah..
...
written by motra, korrik 30, 2012
selam alejkym hoxh i nderum ne javen e par te ramazanit un kam pas ciklin e menstruacionev desha te di mas bajramit a duhet te agjeroj keto dit te humbura apo duhet ti agjeroj 6 dit te percjelljes se ramazanit? selam alejkym
...
written by osman, korrik 30, 2012
Selam ALejkum we ramaetullahu we barakatuhu kam nje pytje ne qose ne kalendar shkruan se duhet ta leshe imsakun-iftarin ne ora 3e10 kurse sabahu falet me vone kurse ne Kuranin Famëlartë shkruan dhe ju hani e pini deri sa te dalloni perin e bardh pi perit te zi qka indikon se deri sa te lind dielli e te shihni qarte gjerat e ne kete ramazan dielli lind ne 5 e 20 kurse imsakun thote ta lejme ne 3 e 15 pse 2 or me heret kur qarte KURANI i ALLAHUT po thote ndryshe?
...
written by Omer Bajrami, korrik 30, 2012
Alejkumselam Motra. Per te marrur shperblimin e plote, duhet pas Bajramit te agjerosh ditet e mbetura borxh, e pastaj te agjerosh 6 ditet e muajit Sheval, para se te perfundoje muaji, dhe keshtu fiton shperblimin e plote. E nese nuk ke mundesi dhe ke arsye, atehere agjeron 6 ditet e muajit Sheval, e pastaj kur te mundesh i kompenzon ditet e mbetura te Ramazanit. Allahu e di me se miri.
...
written by Omer Bajrami, korrik 30, 2012
Alejkumselam Osman. Ceshtja e imsakut dhe sabahut eshte bere ceshtje problematike, dhe thuajse ne cdo ramazan ndodhe e njejta gje.. ne lidhje me kete lexo disa pergjigje me larte, te cilat flasin per kete.. dhe konsultohu me ndonje hoxhe te sunetit ne vendin qe jeton.
...
written by Ummu Esma, korrik 30, 2012
selamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu. Nese e bëjmë njet për agjërim në syfyr, a lejohet që përsëri të hamë e të pimë nëse ka kohë ende për një gjë të tillë? Allahu ju shperblefte.
...
written by Omer Bajrami, korrik 30, 2012
Alejkumselam Ummu Esma. Po, lejohet ngrenia dhe pirja deri ne kohen e imsakut, dhe nijeti i bere me heret nuk pengon asgje, ngase vete ngrenia ne ate kohe per te agjeruar, llogaritet nijet.
...
written by Ahmeti.S, korrik 30, 2012
E Selamun Alejkum hoxh All-lau juv shperblen inshalla Juve e kam nje pytje Sa Sa dunem ta jep zeqatin apo fitrin All-lau juv shperbleft me Xhehnetin Ferdius.
...
written by Adem Rama, korrik 30, 2012
Selamu alejkum hoxhe i nderuar. Nese lexoj Kuran me Kuran dhe mandej vazhdoj te lexoj Kuran prej Mobilit a eshte shperblimi i njejt? Allahu ju shperbleft.
...
written by Omer Bajrami, korrik 31, 2012
Alejkumselam Ahmeti.S. Nese eshte fjala per zekatul fitrin (fitrat), duhet te japesh perafersisht 3 kg nga njeri prej ushqimeve qe perdoren ne vend (si: oriz, pasul, miell, makarona, etj.) Ky ushqim duhet t'u jepet te varferve, nje apo dy net para Bajramit.
...
written by Omer Bajrami, korrik 31, 2012
Alejkumselam Adem Rama. Nese lexon Kur'an ne mus'haf apo ne mobil, shperblimi eshte i njejte inshAllah..
...
written by dafina, korrik 31, 2012
Selamu alejkum hoxhe i nderuar.Nese nuk mun mu qu ne syfyr edhe nuk mun me qendru deri ne iftar edhe e prish qat dit a mun me agjeru mas ramazanit?
...
written by Omer Bajrami, gusht 01, 2012
Alejkumselam Dafina. Nese nuk e ben alarmin per syfyr, apo nuk e porosite dike qe te therret, dhe nuk i merr sebepet e mjaftueshme, dhe e prishe ate dite, atehere per kete ka mekat te madh, dhe kete dite nuk mund ta kompenzosh asnjehere.. Ndersa nese i merr te gjitha sebepet per t'u ngritur ne syfyr, dhe nuk te del gjumi, dhe pastaj mundohesh me agjeru, por e sheh dobesine e shendetit tend dhe pamundesine per te agjeruar, dhe e prishe agjerimin e asaj dite, atehere per kete nuk ke mekat, dhe duhet ta kompenzosh kete dite me nje dite pas Bajramit.
...
written by Arez, gusht 01, 2012
Selamua alejkum hoxhe. Kam bere nje gabim shum te madh, me ka mundur nefsi dhe e kam prish nje dit agjerimi me qellim. Tash jam penduar dhe kam bere istigfar dhe ma asnjer nuk do e perseris kete veper. A duhet une kete dit ta kompenzoje me nje dit mas bajramit si shkak pendimi? Si me keshilloni ju hoxh i nderuar.
...
written by Omer Bajrami, gusht 01, 2012
Alejkumselam Arez. Prishja e agjerimit te nje dite te Ramazanit eshte mekat i madh ndaj Allahut. Dhe nese ke ngrene ose pire gjate dites me qellim, atehere per kete duhet te pendohesh sinqerisht, te kerkosh falje tek Allahu, dhe mos ta perserisesh asnjehere. Ndersa per ta kompenzuar kete dite, nuk ke mundesi asnjehere. Keshtuqe, mjafton te pendohesh per kete, dhe te lutesh qe Allahu ta fale kete mekat.
...
written by saraa, gusht 01, 2012
Eselam Alejkum. Desha te bej nje pyetje rreth muajit te shenjte te ramazanit. A kemi te drejt t'i pastrojm dhembet kur jemi agjerushem gjat tere dites? Zoti ju shperbleft
...
written by Omer Bajrami, gusht 01, 2012
Alejkumselam Saraa. Po, lejohet pastrimi i dhembeve duke qene agjerueshem, vetemse duhet pasur kujdes mos te shkoje uji ne fyt.
...
written by Abdullah1, gusht 01, 2012
Esselamu alejkum.
Nese fal namaz pas vitrit, a ben ta besh njetin per namaz nate, edhe pse ky eshte namaz pas vitrit. Allahu te shperbleft . esselamu alejkum
...
written by beni, gusht 01, 2012
Selam alejkum hojxh i nderuar masi te perfundoj muaij i ramazanit a do te mbani ligjerata dhe lexim te kuranit ne saraj kam deshir femijet ti regjistroj Zoti ju sbperbleft
...
written by AbduRrahman, gusht 01, 2012
Esselamu alejkum hoxh.
Nese ne shtepi eshte dikush qe fal taravit ama i fal vet dmth prej grave, ndersa une i fali ne xhami, a eshte ma mir qe ta fali vitrin ne xhami apo ta lo e ta fali ate ne shtepi me te familjes.
...
written by dritoni, gusht 01, 2012
Hoxhe i nderuar Allahu te shperbleft per mundin...deshta me ta sqaru nje situat dhe tregom se a kam ber gjynah dhe se a me pranohet agjerimi.."kam pas mardhenje me bashkeshorten dhe nuk jam pastruar deri sa e kam falur namazin e sabahut dhe pytja eshte a kam ber gjynah qe e kam filluar agjerimin pa gusul?"
...
written by Omer Bajrami, gusht 01, 2012
Alejkumselam Abdullah1. Normal vitrin duhet ta lesh qe ta falesh ne fund, dhe jo ta falesh ate dhe pastaj te falesh namaz nate. Por nese ndodhe qe pas vitrit ke ndryshuar mendjen, dhe deshiron te falesh namaz nate, atehere lejohet nje gje e tille, duke mos pasur nevoje ta perserisesh vitrin edhe njehere..
...
written by Omer Bajrami, gusht 01, 2012
Alejkumselam Beni. Po inshAllah pas Ramazanit do te vazhdojme ne Saraj me ligjerata dhe mesim te Kur'anit..
...
written by Omer Bajrami, gusht 01, 2012
Alejkumselam AbduRrahman. Nese del ne xhami dhe e fale teravine, me mire eshte qe edhe vitrin ta falesh me imam, ngase keshtu te llogaritet sikur te ishe falur tere naten. Te qendrosh me imamin deri ne fund, ajo eshte me e mire.
...
written by Omer Bajrami, gusht 01, 2012
Alejkumselam Dritoni. Nese keni pasur marredhenie para imsakut, dhe pastaj keni filluar agjerimin duke qene te papaster, agjerimi eshte ne rregull dhe nuk ka mekat per kete..
...
written by Bint Zekerija, gusht 02, 2012
Esselamu alejkum hoxh i nderuar, si eshte agjerimi i atij personi qe mendon per ate njeri qe e don(dashuron), ose dij disa njerez te cilet flasin me personat qe dashurojn ( panikah) -qoft live ose ne msn- edhe gjat agjerimit. Si eshte puna me agjerimin e tyre, a eshte i sakte agjerimi i tyre apo jo? Allahu ju shperbleft.
...
written by Omer Bajrami, gusht 02, 2012
Alejkumselam Bint Zekerija. Nese njeriu flet me dike te gjinise se kundert, duke mos e pasur te familjes se ngushte, dhe duke mos pasur nikah me te, ai ben nje prej mekateve ndaj Allahut azzevexhel. Dhe sa me i afert te jete kontakti i tij me ate (qe e dashuron dhe nuk ka nikah), mekati eshte me i madh tek Allahu. Ndersa agjerimi i tij eshte ne rregull, edhe nese flet dhe takohet, perderisa nuk ka marredhenie intime, te cilat e prishin agjerimin. Por ne te njejten kohe, ka mekat para Allahut.. Allahu na ruajt. Nese edhe gjate Ramazanit njeriu nuk mund ta frenoje veten prej harameve, ne ditet qe shejtanet jane te lidhur, kur do ta frenoje dhe kur do te largohet prej tyre? Kjo eshte nje shenje qe namazi apo agjerimi i tij nuk eshte ne nivel te mjaftueshem.. Andaj duhet ta shfrytezoje kete kohe, dhe te pendohet tek Allahu sa me pare..
...
written by Ahmeti.S, gusht 02, 2012
Selamun Alejkum hoxh i nderuar der tash i kam agjeru krejt Ditet e agjerimit Kurse ne diten e fundit Te agjerimit qe i bjen jemi me Firmen Ton AT DIT kemi Te luajm nje Turnir Te fotbollit Ton diten Pytja ime esht si tja baj? MOS me agjeru qat DIT a Dot kam mekat APO Te agjeroj dhe deri Sa Te duroj qka esht mamir Te baj ? ALLAHU juv Shperbleft .
...
written by Rifat, gusht 02, 2012
Selam alejkum vlla i nderum allahu te shperbleft per kete mund qe pe bon desha te pys se si duhet kompenzuar nje dit qe nuk e agjeron ne qofte se fillon hiq jo me prish gjate dites po nese nuk e fillon per arsye se ka qene puna shume e rane edhe pluhun i keq qe smunesh me paramenu a eshte e vertete qe duhet 3 dit apo qysh duhet ne keto raste kur punon apo diqka tjeter qe i ki shum te veshtira pa uj sun qendron edhe pse me i rendesishem eshte Ramazani po jom ne qat situat qe mduhet me punu per arsye se jetoj ne perendim edhe skom kur far ndihme nuk mar as prej shtetit as hiq Allahu ju shperbleft Selam alejkum
...
written by Omer Bajrami, gusht 03, 2012
Alejkumselam Ahmeti S. Agjerimi nuk lejohet te prishet pervec me arsye te sheriatit. Ndersa loja e futbollit nuk eshte arsye per te prishur agjerimin. Andaj ate dite duhet te agjerosh, dhe nese nuk mund te qendrosh, atehere lere lojen e futbollit dhe mos e prish agjerimin, ngase prishja e nje dite te Ramazanit eshte mekat i madh ndaj Allahut.
...
written by Omer Bajrami, gusht 03, 2012
Alejkumselam Rifat. Agjerimi nuk lejohet te prishet per shkak te punes. Andaj ose duhet ta ruash pushimin ta marresh gjate Ramazanit, ose te besh orarin me te shkurte, qe te keshe mundesi te agjerosh. Dhe nese e prishe agjerimin pa arsye, nuk mund ta kompenzosh ate asnjehere..
...
written by Ummu Rumejsa, gusht 03, 2012
Es-selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu hoxhe i nderuar . All-llahu ju shperblefte me Xhennetin Firdews per punen e pa lodhshme qe beni ne dinin e All-llahut .Une i kam dy pyetje :

1: Pyetja ime e pare eshte : Jam ne muajin e 8 te shtatzanis , dhe jam me diabet deri tani i kam agjeruar te 15 ditet e ramazanit,dje kam pasur nje takim per te kontrolluar resultatin e diabetit dhe me ka dalur qe e kam diabetin lart me shume se duhet ,mjeket me kan rekomandu qe ta nderpres agjerimin per nje jave sa per te pare qe keto resultate a jan shkak se kam qene agjerueshem apo mbase diabeti me ka ndryshuar,sepse me diabet qe kam ka mundesi qe edhe femija ta marr diabetin qe kam une .Si duhet te veproj une ne kete rast te vazhdoj agjerimin apo ta nderpresa ate?

Pyetja e dyte eshte : Bashkshorti ime sot pas perfundimit te imsakut ka pasur nje dhimbje te madhe ne dhemb,saqe ja eshte dashur te shkoj ne emergjensi ne spital dhe eshte detyruar qe ta prish agjerimin ,a ka hyre ne gjynah apo eshte dicka qe All-llahu ne kete rast e lejon nje gje te till?

All-llahu jua shperblefte. Ma beni hallall !!!
...
written by leutrimi, gusht 03, 2012
selamalejkum hoxh ktu ne kosov sa minuta mas imsakut kena drejt me fal sabahun a me fal meniher mas 20 minutave ne xhami me xhemat aapo me fal ne shtepi mas 35 minutave se shum herte po thoj do asht me fal mas 20 minutave
...
written by Muslim., gusht 03, 2012
selamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu. a eshte e lejuar qe grate ne shtepi t'i falin taraviat me imam? konkretisht qe njera prej grave te del imam ?
...
written by bukurije, gusht 03, 2012
selamalejkum hoxh me vyen ndihma jote jam sakate nuk mundem te falem nuk mundem te mar abdes pa dimen e dikujt cka duhet te boje une qe mos jem borxh te Zoti dhe a poshkruan ne kuran se cdo musliman duet te boet synet apo oshte tradita muslimane apo kemi mar prej jurdve flm per pergjigje
...
written by Omer Bajrami, gusht 04, 2012
Alejkumselam Ummu Rumejsa. Nese jeni ne ate gjendje, dhe mjeket ju kane thene qe duhet te mos agjeroni, atehere lejohet te prishni agjerimin dhe nuk keni mekat per kete, porse keto dite duhet ti paguani me nga nje ushqim per te varferit. Per cdo dite qe nuk e agjeroni, me nga nje ushqim mesatar per te varferit..

Ndersa bashkeshorti juaj, nuk e kam te qarte pse e ka prishur agjerimin per shkak te dhembit.. Por nese eshte dashur te merr ndonje ilac (ne goje) patjeter, atehere ka arsye, dhe ate dite duhet ta kompenzoje me nje dite pas Bajramit. Allahu e di me se miri.
...
written by Omer Bajrami, gusht 04, 2012
Alejkumselam Leutrimi. Ne lidhje me ceshtjen e sabahut ne Ramazan, kam shkruar disa pergjigje ne kete teme, ku mund te lexosh ceshtjen me gjeresisht. Gjithashtu per kete, kthehu tek hoxhallaret e sunetit, ne vendin qe jeton..
...
written by Omer Bajrami, gusht 04, 2012
Alejkumselam Muslim. Po, lejohet qe grate te falin teravine ne shtepi, duke dalur njera prej tyre imam.
...
written by Omer Bajrami, gusht 04, 2012
Alejkumselam Bukurije. Po, namazi eshte obligim edhe per ty patjeter, dhe nese ka kush te te ndihmoje per abdes, duhet te te jep abdes, e nese nuk ka askush, atehere mund te marresh tejemum.. E nese nuk mundesh asgje, falu si te keshe mundesi, ngase Allahu nuk te ngarkon pertej mundesise qe ke.. Ndersa sa i perket sunetimit, eshte ceshtje e obliguar tek meshkujt, dhe eshte prej Islamit e jo prej te huajve. Dhe per kete ka argumente te mjaftueshme ne sunetin e Pejgamberit te Allahut salallahualejhiveselem.
...
written by Bije, gusht 05, 2012
selamu alejkum hoxhe!Desha te pyes dicka ne lidhje me ditet e mos agjeruara gjate muajit Ramazan. Nena ime vuan nga sheqeri dhe pranon tri here ne dite insulin,ndersa babai simjet nuk arrin te agjeron te gjithe Ramazanin per shkaqe shendetesore dhe moshen.E di qe duhet te paguhen dite per dite duke ushqyer nje te varfer,por une si vajza e tyre a mund tua pagoj kete duke i dhene te hollat vajzes se mixhes tim dhe nenes se saj (vajzes se vellait te babes) se mendoj se e kane gjendjen shume te veshtire. Zoti ju shperblefte me xhenet!
...
written by Omer Bajrami, gusht 05, 2012
Alejkumselam Bije. Se pari insulina nuk e prishe agjerimin, dhe nese nena juaj ka mundesi te agjeroje, dhe nuk ka ndonje arsye tjeter, duhet te agjeroje. Ndersa nese nuk agjeron per shkak te semundjes apo pleqerise se rende, atehere per cdo dite duhet te paguaj nga nje ushqim mesatar per te varferit. Don te thote, nese nuk agjeron 30 dite, duhet te paguaj 30 ushqime. Dhe keto duhet te jepen ushqim dhe jo te holla. Ndersa vajzes se xhaxhait dhe nenes se saj, lejohet t'i jepet prej ketij ushqimi nese jane te varfer..
...
written by EbuAbduRrahman, gusht 05, 2012
Selam alejkum hoxh,dhjet netet e fundit mendoj te hyj ne itikaf,a i lejohet gruas time qe tvij namaz nate ne gjami duke udhtu 5apo7 km me vetur me djalin e agjes saj dhe gruan e djalit te agjes nga shtepia deri te xhamia?
...
written by Guraba, gusht 05, 2012
Esselamu Alejkum .
Si Merret Gusli ne qofte se ka hyre sabahu dhe ne at rast je agjerushem nese e fusum thell ujin ne goje ka mundesi te prishet agjerimi apo duhet vetem te futet uji ne goje sikurse kur merr abdes, nese ke mundesi nje sqarim ?
...
written by Omer Bajrami, gusht 05, 2012
Alejkumselam EbuAbduRrahman. Nese udhetimi eshte i shkurter (sic keni permendur), dhe nuk eshte fitneh, dhe gruaja nuk eshte e vetmuar vetem me nje mashkull, por ka edhe gra tjera, atehere mendoj se lejohet nje udhetim i tille..
...
written by Omer Bajrami, gusht 05, 2012
Alejkumselam Guraba. Gusli merret si jashte Ramazanit, ashtu edhe ne Ramazan, vetemse gjate shperlarjes se gojes, nuk e con ujin ne fyt, por e shperlane gojen aq sa mos te depertoje uji ne fyt..
...
written by kosovare, gusht 05, 2012
Selam alejkum hoxhe, a esht i lejuar pastrimi i dhembeve dhe pastrimi i trupit nese je agjerueshem?
...
written by Omer Bajrami, gusht 05, 2012
Alejkumselam Kosovare. Po, pastrimi i dhembeve dhe i trupit, duke qene agjerueshem eshte i lejuar.
...
written by rexhep, gusht 05, 2012
Selam aleykum. kam pshty sot gjak nga goja por veq pak ka qene nuk e di a ka ardhur nga dhembet apo stomaku nuk me ka ndodhur kurre i semuar nuk jam po desha ta dija nqofse mundeni mem tregu a e kam prish ramazanin? faliminderit per pergjigjen Zoti ju shperblefte.
...
written by Omer Bajrami, gusht 05, 2012
Alejkumselam Rexhep. Jo, nese peshtyne gjak nuk e prishe agjerimin. Agjerimi yt eshte ne rregull..
...
written by i huaji, gusht 06, 2012
selam alejkum hoxhe allahu ju shperblefte per mundin, deshta te te pyes ne qe jetojme jasht kosoves si duhet ti japim fitrat personalisht nuk njoh dikan ketu qe ti japi ushqim, a me lejohet ti qoj paret ne shoqaten e qytetit tim ne kosove pasi ata i ndajne ne ushqime. selam alejkum
...
written by Adem Rama, gusht 06, 2012
Selamu alejkum hoxhe. Allahu ju shperbleft per gjith mundin qe e jepni. Pyetja ime eshte: A lejohet qe nje musliman ne muajin e ramazanit me mbajt hapur restorantin per me i sherby qafirat? Allahu ju rujt hoxhe i nderum.
...
written by ...., gusht 06, 2012
selamu alejkum desha te di a lejohet te merret guseli kur je agjerushem ... edhe a pranohet agjerimi nese je xhunub nese jo ather si te kompenzohet...Allahu ju shperbleft
...
written by Omer Bajrami, gusht 07, 2012
Alejkumselam I Huaji. Po, nese nuk ke ku ti japesh fitrat ne vendin qe jeton, atehere mund t'i dergosh ne vendlindje, dhe te shperndahet atje ushqim me te hollat e derguara, e jo te jepen te holla..
...
written by Omer Bajrami, gusht 07, 2012
Alejkumselam Adem Rama. Jo, nuk lejohet muslimani te mbaje te hapur restoranin gjate dites se Ramazanit, dhe te sherbeje ne te ushqim, ngase Allahu azzevexhel thote: Mos u ndihmoni ne mekate dhe armiqesi. Ndersa sherbimi i ushqimit te tjereve gjate kohes se agjerimit, eshte ndihme ndaj tyre per ne mekate ndaj Allahut. Allahu e di me se miri.
...
written by Omer Bajrami, gusht 07, 2012
Alejkumselam. Po, lejohet te merret gusel duke qene agjerueshem. Dhe nese vjen koha e imsakut duke qene i papaster (xhunub), nuk prishe gje dhe agjerimi eshte ne rregull.
...
written by Artan, gusht 07, 2012
Selam alejkum hoxh i nderum,tek ne nKosove dhjet netet e fundit falet me xhemat taravit gjithashtu edhe namazi i nates pas mesnate ne tnjejtat xhamia a lejohet kshtu ?
...
written by Adem Rama, gusht 07, 2012
Selamu alejkum hoxhe i nderuar. Allahu ju shperbleft per pergjigjet,ligjeratat e bukura qe i ligjeroni dhe per te gjitha keshillat qe na i jepni. Kisha nje lutje deri te ju hoxhe i nderuar, masi jena tash afer dhjet neteve te fundit te ramazanit, kisha pas deshir qe me na keshillu me dicka per keto dhjet netet e fundit. Si i kan kalu te paret tane keto dhjet netet e fundit. Allahu ju rujt dhe va shtoft diturin.
...
written by Abdull-llah, gusht 08, 2012
Es-selamu alejkum. Nese je duke bere hatme me Kur'an, a lejohet qe aty ku ke mbet me e vazhdu duke falur namaz? P.sh. je ne faqen 100, dhe pastaj faqen 101 deri 108 i lexoj ne namaz nate (me Kur'an), e pastaj faqet tjera jasht namazit, e keshtu me rradhe?
All-llahu ju nderofte, Amin.
...
written by Edon, gusht 08, 2012
es-selamun alejkum hoxhe,inshallah All-llahu t'a shumfishon shperblim ne dunja e ahiret per mundin qe po e bon per pergjigjje.Deshta te te pyes hoxhe se a ben me i fal 8 rekate teravi ne nje xhami,ndersa disa ore me vone me vi fal edhe 11 rekate ne nje xhami tjeter.Si dhe ne qytetin tim teravit i falin 4+4 deri ne 20 rekate,ndersa pejgamberi alejhiselam ka thene qe namazi i nates eshte 2 nga 2,une i fali ne nje mexhlis 2+2,por isha kurreshtar se a kane argument per kete qka veprojne ?All-llahu ju'a shtoft ilmin dhe rrizkun.
...
written by muslimanja,, gusht 08, 2012
selamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.ai i cili ka hyre ne itikaf,ne namazin e taravive a eshte me mir ta percjell imamin deri ne fund, dmth ta fal edhe vitrin,apo mos ta fal vitrin me imam,kur dihet se kan per te falur namaz te nates pastaj me von? Allahu ju shperblefte.amin
...
written by Ummu Sumeja, gusht 09, 2012
Selamu alejkum we rahmetullah hoxhe. Si behen sexhdet e Kuranit, mendoj kur lexon Kuran dhe mberin te Ajetet e sexhdes, a duhet me ba vetem nje sexhde apo duhet me ba njejt sikur sexhdet cka i bejm ne namaz normal. Nese ka mundesi hoxhe nje sqarim te vogel. Allahu ju rujt dhe ju shperbleft me te miret e Tij.
...
written by Omer Bajrami, gusht 09, 2012
Alejkumselam Artan. Nese falet teravia ne nje xhami, pastaj falet perseri namaz nate, nuk ka ndonje pengese ne kete, dhe nje gje e tille eshte e lejuar. Sidomos ne dhjete netet e fundit, ne te cilat Pejgamberi salallahualejhiveselem e ka shtuar ibadetin me se shumti..
...
written by Omer Bajrami, gusht 09, 2012
Alejkumselam Adem Rama. Gjithashtu dhe juve Allahu ju shperblefte. Se shpejti do te jete ne youtube nje ligjerate, me temen: Dhjete netet e fundit te Ramazanit.
...
written by Omer Bajrami, gusht 09, 2012
Alejkumselam Abdull-llah. Po, lejohet te lexosh me Kur'an ne namaz, dhe te vazhdosh hatmen aty ku e ke, edhepse me mire eshte qe te lexosh jashte namazit, ndersa ne namaz te lexosh suret te cilat i di permendesh, ne menyre qe te praktikosh sunetin e lidhjes se duarve, dhe shikimin ne vendin e sexhdes..
...
written by Omer Bajrami, gusht 09, 2012
Alejkumselam Edon. Po, ben te falesh 8 rekate ne nje xhami, dhe pastaj 11 ne nje xhami tjeter.. Ndersa per faljen e teravise nga 4 rekate (pa dhene selam), nuk di qe ekziston ndonje argument. Por megjithate, nese falesh ne ate xhami (qe falet nga 4 rekate), atehere duhet te shkosh pas imamit deri ne fund, dhe jo te japesh selam ndermjet dy rekateve..
...
written by Omer Bajrami, gusht 09, 2012
Alejkumselam Muslimanja. Nese ne xhami falet namaz nate, pas namazit te teravise, atehere duhet qe edhe imami ta le vitrin ne fund te namazit, dhe vitri te jete namazi i fundit i tij dhe i xhematit. Por nese imami e fale vitrin, ndersa ti don te falesh pastaj namaz nate perseri, atehere eshte mire qe kur te jep selam imami ne viter, te ngritesh dhe te falesh edhe nje rekate, me nijet te namazit nafile.. Dhe pastaj te falesh namaz nate, dhe ne fund te falesh vitrin.
...
written by Omer Bajrami, gusht 09, 2012
Alejkumselam Ummu Sumeja. Sexhdet te cilat jane ne Kur'an quhen Sexhde Tilaveh. Nese arrin ne ajetin ku ka sexhde, atehere thua Allahuekber dhe bie ne sexhde, dhe thua tri here subhanerabijel a'la (apo me shume), dhe ngritesh prej sexhdes duke mos thene fare Allahuekber, dhe me kaq perfundon Sexhdeja Tilaveh. Dhe behet vetem nje sexhde, e jo dy sexhde si ne namaz.
...
written by Ummu AbduRrahman, gusht 10, 2012
selam alejkum hogje i nderuar.A lejohet ftuarja e atyre qe nuk agjerojn ne Iftar qofshin babai ,vella, moter,kunatë..etj a eshte gjynah ftuarja e tyre me qellim qe tu tregohet vlera e ramazanit dhe mos t behet ndonje fitne pastaj pasi qe tek ata ramazan eshte te ftosh ne iftare dhe te ftohesh dmth nuk e njohin ramazanin siq e njohim dhe e vlersojm ne dhe nese nuk ftohesh behet nje lloj fitne ose perqarje mes nesh,siq thone ata se un e ftova kurse filani nuk me ftoi etj.Allahu ju ruajt.
...
written by ismail zeneli, gusht 10, 2012
selam alejkuma a prishet axherimi nese perbijm pshtmen apo kelbazin
...
written by Ahmeti.S, gusht 10, 2012
Selam Alejkum hoxh i nderuar kam degju qe Kur vjen Koha e Namazit aksham pershembull me diten e sodit Falja Namazit se Akshamit ne ora 21:03 dhe iftari ka qen 21:12 a esht ne regull nese une e Baj njetin dhe Pi uj ne kohen e Akshamit dmth. Ne Ora 21:03 Pastaj e fali Akshamin dhe e Baj Iftarin a esht ne Regull kjo dhe a me pranohet Agjerimi nese e kam ba pa ditur si duhem baj qe mu kan ne regull? ALLAHU juv shperbleft.
...
written by ..., gusht 10, 2012
Selamun Alejkum hoxh i ndëruar. A mund te me tregoni se qka duhet te beje ni femer ne moshen 50 vite kur ja fillon cikli mujor me u qregullu... a mund te agjeroje ajo nese cikli mujor qregullohet dhe vazhdon per disa jav vense maks. 10 dite? flm per pergjigje te shpejt
...
written by ..., gusht 10, 2012
Alejkum Selam hoxh i ndëruar. Un me prind e mi jetojm ne zvicer. Ramazani filloj ne pushim ne vendlindje. Prandaj jemi nis per ne zvicer 2000 km. Ma par e lexova qe ata persona qe kan vendbanim si persh. ne zvicer nuk jane udhetar. Por ne e kemi dit qe mund ta prishim agjerimin se jan 2000 km dhe duhet mu koncentru gjate udhes me ker dej ne zvicer. A kemi hy ne gjunah?? Flm per pergjigje te shpejt
...
written by Omer Bajrami, gusht 11, 2012
Alejkumselam Ummu AbduRrahman. Nese te afermit e familjes nuk agjerojne, atehere mund t'i ftosh ata ne darke ne kohen e iftarit, dhe te hane se bashku me ata qe kane agjeruar, ne menyre qe mos te hyn urrejtja ne mesin e tyre, dhe me qellim qe te afrohen dhe te shohin miresite muajit te bekuar. Andaj, nese i therret ne darke ne kohen e iftarit, nuk ka ndonje pengese me lejen e Allahut..
...
written by Omer Bajrami, gusht 11, 2012
Alejkumselam Ismail. Jo, nuk prishet agjerimi nese e perbijne kelbazen apo gjerat e ngjashme me te..
...
written by Omer Bajrami, gusht 11, 2012
Alejkumselam Ahmeti S. Koha e iftarit dhe e namazit te akshamit eshte nje kohe. Keshtuqe, nese hyn koha e akshamit se pari ben iftar (me hurme apo uje) dhe pastaj e fale namazin e akshamit, e pastaj ulesh per te ngrene iftar..
...
written by Omer Bajrami, gusht 11, 2012
Alejkumselam ... Gruaja e cila eshte 50 vjecare, dhe ka crregullim ne cliklin mujor te saj, ajo duhet te dalloje hajdin (menstruacionin) nepermjet ngjyres dhe eres se gjakut. Dhe kete gruaja duhet ta dije patjeter para se te arrije deri ne ate moshe. Nese ngjyra eshte e rende dhe era e rende, atehere eshte hajd, ndersa nese gjaku eshte sikur kur del nga ndonje pjese e trupit per shkak te ndonje plage, atehere eshte crregullim dhe nuk eshte hajd.
...
written by Omer Bajrami, gusht 11, 2012
Alejkumselam ... Nese ti ke shtepi ne vendlindje, gjithashtu ke shtepi edhe ne Zvicer, atehere ti ke dy vendbanime, dhe ne te dyja je ne shtepine tende, dhe nuk je mysafir ne to. Por gjate rruges se larget qe e ben, ti je udhetar dhe lejohet mosagjerimi ne ate dite. Por fjala eshte se kur te arrish ne vendin dhe ne shtepine tende, atehere nuk mund te llogaritesh mysafir. Ndersa gjate rruges ti je udhetar, dhe per prishjen e dites se agjerimit nuk ke mekat.. por ate dite duhet qe ta kompenzosh pas Bajramit..
...
written by Ummu AbduRrahman, gusht 11, 2012
Selam alejkum hogje.,Nese gjat dites duke qen agjeruar e rregullojm dhembin a prishet agjerimi nese na shkon ne fyt diq nga ilaqi qe te qet mjeku ne dhemb nje lloj spreji.Allahu ju shperbleft me te mira.
...
written by Ummu Sumeja, gusht 11, 2012
Selamu alejkum hoxhe. Kam falur namazin dhe kur e kam kry kam verejt se mkan dal disa qime te flokeve jasht, a e kam namazin ne regull apo duhet me perserit? Allahu ju shperbleft me te mirat e Tij dhe Allahu ju rujt juve dhe famijen tuaj.
...
written by valmir, gusht 11, 2012
Selam Alejkum hoxh i nderuar deshta me dit si behet njet agjerimi sepse do thojn ndryshe do ndryshe e spo e di cila osht e sakt allahu tshperbleft selam alejkum .
...
written by HusseinB, gusht 11, 2012
Es-Selam Alejkum hoxhe i nderuar,deshta me ju pyt se a ben te agjerohen 6 dit te muajit te shevalit nese nuk i ke agjeru 2-3 dit te muajit ramaazan me arsye? Es-Selam Alejkum.
...
written by erleta era, gusht 11, 2012
Selamu alejkum hoxhe.deshta me dit se nese jemi te semura nga cikli mujor a mund ta agjerojme?Une jam 17 vjeqare dhe nuk kam agjeruar 2 dit nuk kam dalur nga shtepia se e ndisha veten keq por prap kam qen e semur dhe e kam agjeruar.Faliminderit per pergjigjie sa me te shpejt. Allahu ju shperbleft me te mirat e Tij
...
written by Omer Bajrami, gusht 12, 2012
Alejkumselam Ummu AbduRrahman. Nese ke nevoje te rregullosh ndonje dhemb, duhet ta lesh ate pas Bajramit, apo se paku pas iftarit.. por nese nuk ka mundesi te presesh, dhe e rregullon diten, atehere duhet te ruhesh qe mos te shkon ndonje prej ilaceve ne fyt. E nese ndodhe nje gje e tille pa qellim (gabimisht), agjerimi eshte ne rregull dhe nuk prishet..
...
written by Omer Bajrami, gusht 12, 2012
Alejkumselam Ummu Sumeja. Nese ne namaz te zbulohet ndonje pjese e kokes apo trupit, duke mos e verejtur ate, namazi eshte ne rregull. Dhe nese e veren ne namaz, duhet ta mbulosh ate, e nese e veren pas namazit, atehere nuk ke nevoje ta perserisesh namazin.
...
written by Omer Bajrami, gusht 12, 2012
Alejkumselam Valmir. Nijeti per agjerim behet me zemer, dhe nese cohesh ne syfyr dhe ushqehesh per te agjeruar, kjo llogaritet nijet per ty, dhe nuk ke nevoje ta shqiptosh nijetin.
...
written by Omer Bajrami, gusht 12, 2012
Alejkumselam HusseinB. Nese ke prishur 2-3 dite te Ramazanit, eshte mire se pari t'i kompenzosh ato dite, e pastaj te agjerosh 6 ditet e Shevalit, ne menyre qe te arrish shperblimin e plote.
...
written by Omer Bajrami, gusht 12, 2012
Alejkumselam Erleta Era. Nese femra eshte ne ciklin mujor, nuk lejohet te falet e as te agjeroje. Andaj ditet ne te cilat je, nuk ben te agjerosh deri te pastrohesh. E pastaj ato dite qe nuk i ke agjeruar, duhet t'i kompenzosh pas Bajramit. Dhe ditet qe ke agjeruar duke qene me menstruacione, duhet t'i agjerosh perseri pas Bajramit, ngase agjerimi i tille nuk vlen.
...
written by muslimane, gusht 12, 2012
selamun alejkum hoxh i nderuar. qka mund te beje ni femer e cila e ka ciklin mujor ne ditet e fundit te ramazanit. kam lexu dhe ndegju qe 10 ditet e fundit te ramazanit kane shum vlefte per tu falur lutur dhe lexuar Kuran... a mund se pakti te lexoj Kuran ne telefon? a duhet ta vnoj mbulesen per te lexuar Kuran nga telefoni, dhe a e ka te njejten vlefte si leximi nga libri? Dhe femra e cila ka qregullim ne ciklin mujor mund te falet dhe agjeron? falimenderit shum per pergjigje. dhe me duhet te them qe kjo internetfaqja juaj me ka ndihmuar shum... Zoti ju shperblefte me te mirat dhe xhehnetin firdaus
...
written by Omer Bajrami, gusht 12, 2012
Alejkumselam Muslimane. Nese muslimanja eshte ne ciklin mujor, e ka te ndaluar te falet dhe te agjeroje. Por ditet e paagjeruara duhet t'i kompenzoje pas Bajramit. Ndersa per leximin e Kur'anit dijetaret kane ndryshuar mendimet e tyre.. porse une mbaje mendimin se lejohet te lexoje Kur'an gjate kesaj kohe. Keshtuqe, mund te lexoje Kur'an, te beje dhiker, te beje dua, etj. vetem nuk lejohet te falet dhe te agjeroje.. Dhe gjate leximit te Kur'anit, nuk eshte obligim te vendoje mbulesen, si dhe leximi ne mob. e ka shperblimin e njejte sikur ne Mus'haf (Liber). Allahu e di me se miri.
...
written by besa, gusht 12, 2012
selam alejkym desha te di a duhet se pari ti agjeroj ditet qe me kan mbet pa i agjeru gjat ciklit mujor apo duhet te agjerojm 6 dit ne percjellje te ramazanit si themi ne cilen duhet ta kry se pari selam alejkym Zoti te shperbleft
...
written by Diana , gusht 12, 2012
Es-Selamu Alejkum ma bani hallall por desha ta dii a eshte e lejuar qe gjat udhetimit me prish agjerimin e pastaj me i agjeru mbas ramazanit?
...
written by Ummu AbduRrahman, gusht 13, 2012
Selam alejkum hogje i nderuar.,a mund te na njoftoni per shikimin e henes tek ju ne Shkup dhe a mund te bazohemi edhe ne Kosove me at shikim ngase ketu nuk na njofton askush nga hogjollaret apo nga bashkesia Islame per ta mbaruar ramazanin,.Allahu ju shperbleft
...
written by Omer Bajrami, gusht 13, 2012
Alejkumselam Besa. Se pari duhet t'i kompenzosh ditet e paagjeruara per shkak te ciklit mujor, e pastaj t'i agjerosh 6 ditet e muajit Sheval, ne menyre qe ta arrish shperblimin e plote. Dhe te gjitha keto dite, duhet t'i agjerosh brenda muajit Sheval dhe para se te perfundoje ai.
...
written by Omer Bajrami, gusht 13, 2012
Alejkumselam Diana. Nese udhetimi eshte i gjate, lejohet te prishet agjerimi ne ate dite, dhe pastaj ajo dite te kompenzohet pas Bajramit.
...
written by HusseinB, gusht 13, 2012
Es-Selam Alejkum hoxhe i nderuar,a pranohet namazi nese e falim 20 minuta pas imsakut dhe kur duhet te nderprehet syfyri?
...
written by Omer Bajrami, gusht 14, 2012
Alejkumselam Ummu AbduRrahman. Ne lidhje me perfundimin e Ramazanit ende nuk dijme asgje, por do te shohim ne baze te henes. Dhe nese nese ndonje prej shteteve te cilat e shikojne henen, lajmerojne se e kane pare ate, ne do te bejme Bajram me ta.. dhe per kete do te ju lajmerojme me kohe me lejen e Allahut..
...
written by Omer Bajrami, gusht 14, 2012
Alejkumselam HusseinB. Nese sabahu falet pas imsakut, namazi eshte ne rregull, por problemi eshte se ne cfare kohe caktohet imsaku, ngase ne vendet tona ne shume raste imsaku eshte me heret, dhe pastaj edhe sabahu falet para kohe.. dhe per kete lexo disa pergjigje me larte.. gjithashtu dhe konsultohu me hoxhallaret e sunetit qe i ke afer..
...
written by goni, gusht 14, 2012
Cfare mendimi keni ju per nje hoxh i cili se lejon rinin qe namazin e nates gjat ramazanit ta kryej ne gjami nese ka mundesi mendimin e juaj dhe si duhet te veproj rinia ne ket rast selam aljkym
...
written by Ummu Safija, gusht 14, 2012
Selam alejkum we rahmaetullah, hoxhe i nderuar desha te ju beje nje pytje lidhur me lejesat dhe ndalesat ne ramazan mes dy bashkeshorteve, me konkretisht a lejohet puthja me gjuhe mes tyre nese kjo nuk te qon deri ne ejakulim? Dhe sa i perket ejakulimit te gruas nese ajo veren se ka derdh nje leng i bardhe a e prish kjo gje agjerimin? Allahu ju shperblefte per pergjigje .
...
written by muslimane, gusht 14, 2012
selamun alejkum hoxh i nderuar. Ni pytje: a prishet agjerimi nese shkon nje grue te nje gynekologe (femer) ne kontroll?? flm shumper pergjigje
...
written by baki memishi, gusht 15, 2012
une kisha nje pyetje a eshte e ndaluar larja me uj ? kur je duke agjeruar a e prish agjerimin ?
...
written by Selam, gusht 15, 2012
Selamalejkum!! Nese esh gruaja agjerueshem me nijet dhe gjat dies i vjen menstruacionet a duhet ta agjeroj deri nfund dhe ta kompenzoj diten pas bajramit? Apo duhet prishur agjerimi dhe ta kompenzoj me nje dit mbas bajramit!! Selam allahu ju shperbleft!!
...
written by Omer Bajrami, gusht 15, 2012
Alejkumselam Goni. Nuk eshte per t'u habitur me nje hoxhe te tille, i cili pengon xhematin prej faljes se namazit te nates, ngase bidatxhite cdo here kane te tille.. te paret ne mbrojtje te bidatit, dhe te paret ne kundershtim te sunetit.. (pervec nese eshte ndonje rast i vecante, qe hoxha ka ndonje arsye tjeter, atehere nuk mund te flasim per te, pa e ditur arsyen..)
...
written by Omer Bajrami, gusht 15, 2012
Alejkumselam Ummu Safije. Puthja gjate agjerimit eshte e lejuar (ndermjet dy bashkeshorteve), nese nuk arrin deri ne ejakulim. Ndersa sa i perket lengut i cili del lehte dhe jo me vrull, ai nuk e prishe agjerimin, ndersa nese del me vrull dhe eshte i trashe, atehere eshte sperme dhe e prishe agjerimin. Andaj, nese nje gje e tille mund te coje deri ne ejakulim, atehere duhet pasur kujdes ne menyre qe mos te prishet agjerimi..
...
written by Omer Bajrami, gusht 15, 2012
Alejkumselam Muslimane. Nese nje grua gjate agjerimit shkon ne kontrolle te gjinekologja, agjerimi i saj nuk prishet, nese kontrolla eshte normale si te zakonshmet..
...
written by Omer Bajrami, gusht 15, 2012
Alejkumselam Baki Memishi. Lejohet larja e trupit gjate agjerimit, dhe agjerimi me kete nuk prishet..
...
written by Omer Bajrami, gusht 15, 2012
Alejkumselam Selam. Nese gjate dites gruas i vijne menstruacionet, duke qene ajo agjerueshem, agjerimi i saj prishet, dhe nuk duhet te agjeroje deri ne fund por duhet ta prishe ate dite, dhe pastaj pas Bajramit ta kompenzoje ate.
...
written by i huaji, gusht 15, 2012
selam alejkum hoxhe deshta me te pyet si qendron puna e gruas shtatzane ne javen e 7-8 a ipet fitra per ket femije. Allahu ju ruajt selam alejkum
...
written by Omer Bajrami, gusht 16, 2012
Alejkumselam I Huaji. Jo, per femiun ne ne javen e 7 apo 8 nuk eshte obligim te jepen fitra, por nese jep nuk prishe gje.. vetemse e obliguar nuk eshte nje gje e tille.

Write comment

busy
Përditësimi E shtunë, 21 Korrik 2012 11:02
 

Na ndiqni në:

fb1yt1g1

Seriali: Gjenerata e artë












pjesa11
pjesa12
pjesa13
pjesa14
pjesa15

Parashtro pyetjen tënde!

Lexo - Pyetje & Përgjigje

Video Ligjerata