Komentet e fundit

Njerëzit e hipokrizisë
MashaAllah, Allahu ju ruaj hox
A lejohet shkuarja në shëtitje
selam alejkum, Allahu ju shper
Mos ia kthe shpinën Kur'anit
Eselamu alejkum hoxhe i nderua
A është e vërtetë se në 2012 d
shume mir e kini valla askush
Pa namaz nuk ka shpëtim
ju lumt te gjithve allahu ju m
A duhet të shqiptohet nijeti p
Selamu alejkum hoxhe i nderuar
Shpresa e gjatë
e bukur kjo
Motra e përparuar
shum e bukur
Për këtë shkak, sot jemi aty k
Selamu alejkum ja shejh.. Al
A lejohet femra t'i heqë qimet
Allahu ju shperbleft

Anëtarësohu



Statistika:

Antarët : 351
Përmbajtja : 469
Nyje : 6
Shikimet e përmbajtjes : 668218

Kush është në linjë?

Kemi 10 vizitorë në linjë
Dyert e Xhenetit pdf Shtyp Email
E premte, 12 Shkurt 2010 17:11

 

Ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): “Në Xhenet janë tetë dyer, dhe në të është një derë e cila quhet Rajjan, e nuk hyn nga ajo derë askush përveç agjëruesve”. (Buhariu dhe Muslimi). Dhe ka thënë: “Xheneti i ka tetë dyer, ndërsa Xhehenemi i ka shtatë dyer”. (Ahmedi, dhe hadithi është i vërtetë – Es-Sahiha 1812).


Gjithashtu Muhamedi (salallahualejhiveselem) ka thënë: “Ai që ka qenë prej njerëzve të namazit, do të thirret nga dera e namazit, ai që ka qenë prej njerëzve të xhihadit, do të thirret nga dera e xhihadit, ai që ka qenë prej njerëzve të agjërimit, do të thirret nga dera Rajjan, dhe ai që ka qenë prej njerëzve të sadakasë (lëmoshës), do të thirret nga dera e sadakasë”. (Buhariu dhe Muslimi).

Kështuqë në këtë hadith janë përmendur katër prej dyerve të Xhenetit, dhe ato janë: Dera e namazit, Dera e xhihadit, Dera Rajjan (e agjërimit) dhe Dera e sadakasë.

 

Dera e pestë është Dera El-Ejmen, dhe nga ajo do të hyjnë ata që i janë mbështetur Allahut për çdo gjë. Thotë Muhamedi (salallahualejhiveselem) në fund të hadithit të gjatë të ndërmjetësimit: “Do të thuhet: O Muhamed, futi në Xhenet prej umetit tënd ata për të cilët nuk ka llogari, nga dera El-Ejmen prej dyerve të Xhenetit”. (Buhariu dhe Muslimi).

 

Dera e gjashtë është Dera El-Valid (e respektimit të prindërve). Ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): “El-Valid është dera e mesme, prej dyerve të Xhenetit”. (Tirmidhiu, Ibn Maxheh, Hakimi etj. Dhe hadithi është i vërtetë – Es-Sahiha 2/618).

 

Dhe dera e shtatë është Dera La haule ve la kuvete il-la bil-lah (për ata të cilët e thonë shumë këtë fjalë). Thotë Kajs ibn Sead ibn Ubadeh, se Muhamedi (salallahualejhiveselem): “A don të tregoj për një derë prej dyerve të Xhenetit? Thash: Po, gjithsesi. Tha: La haule ve la kuvete il-la bil-lah”. (Tirmidhiu, Hakimi, Ahmedi, dhe hadithi është i vërtetë – Es-Sahihah 1746).

 

Ndërsa dera e tetë, mund të jetë Dera e haxhit, sikur që ka thënë Ibn Haxheri, edhepse kjo derë nuk është përmendur në ndonjë prej haditheve të vërteta. Apo ka mundësi të jetë Dera e pendimit, sikur që ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): “Xheneti i ka tetë dyer, shtatë të mbyllura, dhe një të hapur për pendim, deri të lindë dielli kah perendimi”. (Hakimi, Taberani, dhe këtë hadith disa e kanë bërë të mirë, e disa të dobët – Daiful Xhami’ 4745).

 

Ndërsa dera e cilat quhet Ed-Duha (për ata të cilët e kanë falur namazin Duha vazhdimisht), hadithet për këtë janë shumë të dobëta, ose të shpifura. Sikur që ka ardhur se: “Në Xhenet është një derë e cila quhet Ed-Duha. E kur të bëhet kijameti, do të thërret një thirrës: Ku janë ata të cilët e kanë falur namazin Duha vazhdimisht? Kjo është dera e juaj, hyni nga kjo derë me mëshirën e Allahut (azze ve xhel). (Hadithi është shumë i dobët – Ed-Daifeh 392). Apo në transmetimin tjetër: “Në Xhenet është një derë e cila quhet Ed-Duha, nuk do të hyn askush nga ajo, përveç atyre që e kanë ruajtur namazin Duha”. (Hadithi është i shpifur – Ed-Daifeh 394).

 

Shkroi: Shejh Muhamed Shuman Er-Ramlij

Përktheu: Omer Bajrami

 

www.omerbajrami.com

 

Hits: 7117
Comments (9)Add Comment
...
written by zana, tetor 18, 2011
Allahu ju shperblefte per keto postime ju lumte vellezer dhe motra muslimanee sepse vetem ne kete menyre do te marr permasa te gjera islami....
...
written by Arta, dhjetor 26, 2011
emri Adna a ka te bej me ndonje kat te xhenetit???
...
written by ..., shkurt 08, 2012
ALLAHU ju dhuroft te gjitha te mirat ne ket jet dhe ne boten tjeter,qe po i shkruani keto gjera per fe islame e qe ne po mesojm prej tyre edhe me shum
...
written by hamit , shkurt 11, 2012
All-llahu ju shperbleft hoxh me xhennetin firdeus.
...
written by Albeson shabanaj, qershor 09, 2012
All'ahu ju shperbleft me xhennet Firdeus
...
written by Liridona Gashi, korrik 21, 2012
O Allah na boj t'mundur secilit me hy nkto dyer tuat t'xhenetit kto dyer qe jon tmrekullueshme. Flaeminderit edhe prej juve shumm Allahu ju shperbleft qe po na informoni ma shum reth fes ton rreth seneve te Zotit ton qe o 1 Allahu ishalla na qon rruges tdrejt krejve
...
written by Genita, nëntor 04, 2012
All-llahu ju shperbleft per keto postime o vllezer e motra Musliman/e Zoti Ju bekoft
...
written by El-Venhari, mars 27, 2013
Allahu t`shpërbleft me kete mesim,sot i mesova dyerte e xhenetit dhe shumqka
...
written by Anonime, prill 09, 2013
Allahu Ju shperbleft qe po na MESoni per Mir po ishalla me ndihmen e zotit e te jjuvin kthehn rinia ne fen islame se shum kan mar rrug te gabuara spo mendojn per at dynja hiq vetm per ket KET Dynja skem sen vetm 2 metra qefin MUndonu per at dynja me ba venin o Popull MUSLIMan

Write comment

busy
Përditësimi E mërkurë, 17 Shkurt 2010 18:39
 

Na ndiqni në:

fb1yt1g1

Seriali: Gjenerata e artë












pjesa11
pjesa12
pjesa13
pjesa14
pjesa15

Parashtro pyetjen tënde!

Lexo - Pyetje & Përgjigje

Video Ligjerata